Dhjetëra policë të Kosovës kanë zbarkuar në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut.

Ata kanë filluar patrullimin në rrugët e qytetit.

Policia e Kosovës sonte njoftoi se do të fillojë rritjen e pranisë së saj në veri të vendit.

Veprimet policore vijnë si rezultat i tensioneve të shtuara në veri të Kosovës në tri ditët e fundit, ku pati edhe shpërthime të shumta në lokacione të ndryshme.

Po ashtu, edhe ekipe të EULEX-it janë duke mbikëqyrur situatën në vazhdimësi në veri.

Ndërsa, në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut janë parë edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Policia thotë prioritet i tyre është ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe rrjedhat aktuale në komunat veriore, “ditëve në vijim do të rris prezencën në veri me qëllim të arritjes së objektivave të policisë”.

Sipas Policisë, ruajtja e rendit publik, garantimi i sigurisë, mbrojtja e jetës dhe pronës për të gjithë qytetarët pa dallim, janë ndër objektivat kryesore të Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë dhe analizon zhvillimet në vend, duke bërë vlerësime profesionale në bazë të të cilave ndërmerr masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, njoftoi policia.

Një zyrë e KKZ-së në Mitrovicën e Veriut është jashtë funksionit për shkak se është demoluar. Me granatë dore e “shock bombe” dyshohet se është sulmuar kjo zyrë ndërsa Policia, KFOR-i, dhe EULEX në orët e vona të së martës bënë edhe rrethimin e vendit të ngjarjes ku u gjet granata e dorës e cila më pas është shpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

KALLXO.com sjell pamjet nga shtimi i pranisë së Policisë në veri.

https://m.facebook.com/kallxo/videos/875659516777424/?paipv=0&eav=AfaO44-kRuqYlcDqL7APKR1WonvoCuVANjd9n6z1IfEqfLr_ViFE1AJ3YLV36iCUVwU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Mediat gjermane shkruajnë për Serbinë si ‘partnerin e fundit të Putinit në Evropë’ dhe se si ‘Vuçiq po përfiton nga agresioni rus në Ukrainë’

Një artikull mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në zgjedhjet e ardhshme…

Vuçiq takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd

Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiq, është takuar me serbët e Kosovës në…

Kurti: Sot e përmbushim vizionin e Adem Jasharit për Ushtrinë e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se rënia heroike e Adem Jasharit kishte…

Mustafa: Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar në UÇK

Ish-komandanti i UÇK’së, Rrustem Mustafa – Remi ka thënë se kryeministrin e…

Dramë në Serbi: Aleatët e Vuçiqit po përgatiten ta njohin Kosovën

Pas votimit në Këshillin e Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë…