Dhjetëra kontejnerë transporti kanë “fluturuar” kur një tren mallrash doli nga shinat në perëndim të Viktorias, duke mbyllur korridorin hekurudhor për në Adelaide.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, treni doli nga shinat pranë Inverleigh përgjatë autostradës Hamilton jashtë Geelong rreth orës 5:30 të mëngjesit të së hënës.

Në një deklaratë, autoritetet kanë thënë se nuk kishte lëndime në ekuipazhin e trenit dhe nuk kishte kontejnerë mallrash të rrezikshëm të prekur nga incidenti.

Korporata tha se korridori hekurudhor Melburn-Adelaide është mbyllur si rezultat dhe klientët e prekur janë njoftuar.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë kontejnerët e grumbulluar njëri mbi tjetrin dhe ujin poshtë tyre dhe gjurmët.

Policia e Viktorias tha se oficerët u thirrën në vend të hënën në mëngjes për të siguruar kontrollin e trafikut, por ata nuk ishin më të nevojshëm.

Ndërsa autoritetet e Ndihmës së Shpejtë kanë bëtë të ditur se nuk kishte të lënduar dhe ata nuk ishin të detyruar të shkonin në vendngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Si u ‘fshinë’ Nikolai Patrushev dhe Sergei Shoigu nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit?

Edhe pse prej muajsh ka pasur zëra për një tronditje në krye…

Reagon Abazoviq: Do shohim qëndrimin e shumicës së deputetëve

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka reaguar pasi kryesia e…

RMV, numri i bibliotekave për vite me radhë i njëjtë, anëtarësia brenda tre vitesh ka rënë për gati 50.000

Në Maqedoni vitin e kaluar kishte gjithsej 175 biblioteka me gjithsej 82.928…

Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë mbi 30 tonë ushqime dhe ndihma mjekësore në Ukrainë

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar një avion që transportonte më shumë…

OSBE: Regjistrimi i popullsisë, i nevojshëm

“Pasi vendi 20 vite nuk ka regjistrim të popullsisë, realizimi i tij…