Lidhur me një dokument të lëshuar nga bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait, me numër protokolar 03-278, të datës 3.06.2022, me titull NJOFTIM PËR HAXHIN 2022 / 1443 H

Nga Mr. Eset Shaqiri

Nga BFI-ja na lëshohet një dokument i cili përmbanë qëndrimet e “komisionit të haxhit” dhe jo të Rijasetit. Pra, “komisioni në fjalë paska analizuar shumë faktorë dhe, në fund, e paska sjellë para aktit të kryer Rijasetin duke ia kumtuar çmimin që duhet ta ketë parasyshë gjatë regjistrimit të haxhilerëve të sivjemë. Praktikë e paparë dhe krejt e mbrapshtë, e pandodhur ndonjëherë në BFI! Komisioni raporton, mund të propozojë, por, vendimet i sjell Rijaseti! Kur u mblodh ky Rijaset? Kur debatoi mbi çmimin e haxhit! Kur solli qëndrim për këtë çmim?
Megjithatë, dokumenti në fjalë, mbi të gjitha, flet për një situatë kaotike në këtë Institucion. Kurrë, asnjëherë, asnjë institucioni nuk i ka bërë vaki të publikojë një shkresë, si ky dokument, i cili, mbi të gjitha, në mënyrë shumë të qartë shpalosë dezorganizimin total të Institucionit, shpalosë injorancën e administratës së këtij Institucioni! Një Zot e di, mund të jetë në pyetje edhe tallja dhe sabotimi i haptë që ia bëjnë “eprorit” të vet, Shaqir Fetait!
Dokumentin e lëshojnë, siç thonë që në fillim, “duke u nisur në nenin 3, pika 17, të Kushtetutës së BFI!!!
Shkojmë me radhë:
Neni 3 i Kushtetutës së BFI-së ka vetëm një pikë dhe ajo thotë: “Selia e BFI-së është në Shkup”!
Jemi në një kohë kur gabimet teknike duhet t’i llogarisim si shumë njerëzore dhe, nisur nga kjo logikë, i shikuam edhe nenen e tjera që përpara 3 kanë numër tjetër e që gjatë të shkruarit ka mundur të rrëshqasë, të bie, të mos shkruhet! Prandaj –
Neni 13 i Kushtetutës së BFI-së ka vetëm një pikë dhe thotë: “Pasuria e BFI-së shërben ekskluzivisht për realizimin e qëllimeve të saja.”
Neni 23 i Kushtetutës së BFI-së ka vetëm një pikë dhe thotë: “BFI ka organet dhe institucionet e veta.”
Neni 33 i Kushtetutës së BFI-së ka 2 pika dhe thuhet: “Muftinia mban mbledhje të rregullta më së paku një herë në muaj. Mbledhjen e Muftinisë e konvokon Muftiu, në raste të veçanta, atë e konvokon, me kërkesë të Rijasetit të BFI-së dhe të një të tretës së anëtarëve të Muftinisë.”
Neni 43 i Kushtetutës së BFI ka një pikë që thotë: “Rijaseti i BFI-së zgjedh Këshill të posaçëm për dorëzimin e Menshurës.”
Neni 53 i Kushtetutës së BFI-së ka dy pika dhe thuhet: “Në BFI kryhen veprimtari edukativo-fetare, arsimoro-shkencore, kulturore, socio-humanitare dhe ekonomiko-financiare. Ruhet thesari kulturor përmes medreseve, fakulteteve islame, institutive islame, qendrave kërkimoro-shkencore, botuese, bibliotekatave, arkivave, muzeumeve, etj.”
Neni 63 ka një pikë ku thuhet: “Funksionarët e BFI-së, të zgjedhurit, të emëruarit përgjigjen para Reis ul Ulemasë.”
Pra, asnjë nen që përfundon me numrin 3 nuk parasheh organizim të haxhit! Kjo edhe një herë dëshmon se Shaqir Fetai kurrë nuk është orientuar sipas Kushtetutës së BFI-së, kurrë nuk e ka njohur dhe asnjëherë nuk e ka respktuar. Kushtetuta e BFI-së dhe Shaqir Fetai janë dy nocione që nuk puçen në asnjë pikë!
Problemi edhe më skandaloz që e thekson ky dokument është paragrafi i fundit, i cili flet: ose për hajni dhe vjedhje të haxhit, ose flet për sabotim të qëllimshëm!
Paragrafi i fundit i këtj dokumenti thotë: “Ju informjmë se regjistrimi për në Haxh 2022, ka përfunduar ngase është plotësuar kuota e caktuar për Maqedoninë e Veriut nga Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite.

Njohtimi është i karakterit apelues, fton haxhilerë për t’u regjistruar, madje i njohton edhe me çmimin prej 5700 euro dhe, në fund, thotë, kot e keni, mos vraponi, sepse numri është plotësuar!
Kjo të nxjerr në përfundimin logjik: vizat për haxh të sivjemë që të gjitha i janë shitur diasporës e cila mbase ka mundësi për ta paguar haxhin me çmimin fantomik të caktuar nga Shaqir Fetai!
Nëse ka ndodhur kjo, ndërsa paragrafi i fundit i këtij dokumenti i bie kësaj logjike, atëherë, kemi të bëjmë me një skandal shumë të turpshëm të Shaqir Fetait.

(Autori është zëvendës-kordinator i Këshillit për mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së BFI në RMV)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Letra e kongresistëve në favor të Serbisë

Për lidhjen e Serbisë me Amerikën do të mësojë më shumë së…

​Gucati e Haradinaj nuk ishin në dijeni nëse dokumentet në paketa ishin konfidenciale, thotë mbrojtja

Po mbahet në Hagë konferenca e dytë përgatitore për gjykim në rastin…

Kurti flet pas takimit me Vuçiqin në Bruksel, jep detajet

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit në…

Arrestohet Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O, është…