Bordi editorial i DW-së në një udhëzues të ri raportimi dërguar stafit mes përshkallëzimit të fundit në rajon ka ndaluar reporterët dhe redaktorët e saj të mbulojnë krimet e qeverisë izraelite të “aparteidit” dhe të persekutimit të palestinezëve

Transmetuesi ndërkombëtar i Gjermanisë ‘Deutsche Welle (DW)’ ka kufizuar raportimin kritik të Izraelit duke cituar përgjegjësinë e veçantë të vendit për shtetin hebre për shkak të Holokaustit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bordi editorial i DW-së në një udhëzues të ri raportimi dërguar stafit mes përshkallëzimit të fundit në rajon ka ndaluar reporterët dhe redaktorët e saj të mbulojnë krimet e qeverisë izraelite të “aparteidit” dhe të persekutimit të palestinezëve.

Dokumenti i fshehtë me dy faqe, i cili është zbuluar dhe shpërndarë në mediat sociale, ka theksuar se trashëgimia e Holokaustit dhe përgjegjësia e veçantë e Gjermanisë ndaj Izraelit mbeten gurët e themelit të kushtetutës së vendit dhe politikës së saj të jashtme.

“Si DW, ne kurrë nuk e vëmë në pikëpyetje të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si shtet ose të lejojmë që njerëzit në mbulimin tonë ta bëjnë këtë”, i tha stafit Manuela Kasper-Claridge, kryeredaktorja e transmetuesit DW.

“Kurrë nuk referohemi ‘aparteid’ izraelit apo ‘regjim aparteid’ në Izrael. Ne po ashtu shmangim referimin ‘kolonializmi’ apo ‘kolonialistët’ “, thekson dokumenti.

“Ne respektojmë lirinë e fjalës dhe të mendimit, si dhe të drejtën e njerëzve për të kritikuar ndonjë nga palët e përfshira. Megjithatë, kritika ndaj Izraelit bëhet antisemitizëm kur përpiqemi të njollosim, diskreditojmë dhe delegjitimojmë shtetin e Izraelit ose popullin hebre dhe kulturën në vetvete”, thuhet më tej në dokument.

DW prej kohësh është kritikuar për raportimin e saj të njëanshëm mbi agresionin e qeverisë izraelite ndaj palestinezëve në territoret e pushtuara.

HRW akuzon Izraelin për aparteid

Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut vazhdojnë të akuzojnë qeverinë izraelite për aparteid, shtypje sistematike dhe veprime çnjerëzore kundër palestinezëve.

Në një raport të fundit, ‘Human Rights Watch (HRW)’ tha se autoritetet izraelite ndaj palestinezëve po kryejnë krime të njerëzimit, krime të aparteidit dhe krime të persekutimit.

“Gjetja bazohet në një politikë gjithëpërfshirëse të qeverisë izraelite për të ruajtur dominimin nga izraelitët hebrenj mbi palestinezët dhe abuzimet e mëdha të kryera kundër palestinezëve që jetojnë në territorin e pushtuar, përfshirë në Kudsin Lindor”, tha HRW në raportin e saj të muajit të kaluar prej 213 faqesh.

Sulmet ajrore të Izraelit në Gaza

Sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë, si pasojë e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që nga java e kaluar, të paktën 200 palestinezë janë vrarë, përfshirë 59 fëmijë dhe 35 gra. Mbi 1.300 persona po ashtu janë plagosur dhe dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar ose janë dëmtuar në sulmet izraelite.

Dhjetë izraelitë po ashtu janë vrarë nga raketat palestineze të lëshuara nga Rripi i Gazës në Izrael.

Tensionet e fundit që filluan gjatë muajit të Ramazanit në Kudsin Lindor u përhapën në Gaza si rezultat i sulmeve izraelite ndaj besimtarëve muslimanë në xhaminë Al-Aksa dhe lagjen Sheikh Jarrah.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku dhe ndodhet Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967. Ajo e aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që kurrë nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Serwer: Do të ishte jashtëzakonisht me rëndësi që Greqia të njoh Kosovën

Kosova ka përmbush të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Evropa…

Stoltenberg telefonon Vuçiqin: NATO e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

Stoltenberg fton Kosovën e Serbinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog…

Mbërrijnë 100 mijë vaksina anticovid, Rama: Një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 100 mijë…

Shqiptarët e Amerikës dhe tensionet politike në SHBA

Si i shohin shqiptaro-amerikanët zhvillimet e fundit politike në SHBA në prag…