Dritan Abazoviç mbetet Kryeministër

Tre ditë përpara skadimit të afatit,  Miodrag Lekiç, i mandatuari nga partia pro-serbe në Malin e Zi ka njoftuar dështimin e negociatave për krijimin e qeverisë së re.

Lekiç paraprakisht ka njoftuar partinë fituese, Fronti Demokratik pro-serb, se ka pasur një takim me kryeministrin Dritan Abazoviç më 10 Mars për sigurimin e votave.

Por Abazoviç ka deklaruar se nuk ka arritur të bindë deputetin shqiptar Genci Nimanbegu për siguruar 41 votat në Parlament për formimin e qeverisë. Edhe vetë partia Lëvizja URA e kryeministrit Abazoviç nuk është për dhënien e votave pro Lekiç.

Me katër votat e munguara të Lekiç, Abazoviç do të jetë sërish kryeministër. Gjasat janë që Abazoviç të qëndrojë si kryeministër deri në fund të mandatit qeverisës, në vitin 2024.

Që nga viti 2020, Mali i Zi ka pasur një mazhorancë heterogjene, duke ndërruar dy herë kryeministra. Kjo situatë e futi vendin në krizë institucionale dhe thelloi përçarjet mes partive politike. Në mesin e këtyre konflikteve, Mali i Zi pritet do të zhvillojë këtë 19 Mars zgjedhjet presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Hapja e arkivave të UÇK-së, reagon shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha sot se…

Ish-ambasadori amerikan Munter: Serbia do të harrohet nëse nuk harmonizohet me Perëndimin

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Cameron Munter ka…

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, sërish pa marrëveshje

Ka përfunduar takimin mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të…

Palmer thotë se liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më konkretë në realizimin e objektivave

I Dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, gjatë fjalës…

Më 26 nëntor mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Më 26 nëntor do të mbahet mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së…