Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Salih Mustafës në Hagë ka thënë se si pasojë e maltretimeve që pretendon se i janë bërë në Zllashë, sot vazhdon të përballet me probleme shëndetësore.

Megjithatë, para trupit gjykues ai ka thënë se është trajtuar nga mjekë privatë dhe jo në spitale publike në Kosovë.

Derisa u është përgjigjur pyetjeve të mbrojtëses së viktimave Anni Pues, dëshmitari Ë01679 ka thënë se ka dhëmbë artificial meqë sipas tij në Zllashë i janë thyer dhëmbët nga keqtrajtimet që pretendon se i janë bërë.

“Edhe ashtu mi kanë pas thyer dhëmbët, po edhe shkaku i infeksionit, e bëra operimin e i rregullova dhëmbët. Artificial i kam edhe sot”, thënë dëshmitari i mbrojtur.

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Hagë, ai ka thënë se të gjitha problemet shëndetësore që i ka sot janë pasojë e keqtrajtimit në Zllash.

“Krejt prej Zllashit, por jam munduar më shumë me shku privatë shkaku që edhe me shku kështu të mjeku nuk ke mujt me i thënë një mjekut që më ka torturuar UÇK-ja ose diçka, dhe më shumë kemi shku në mënyra private, veç me kry punë më thjeshtë se kështu më ka shku më shumë nëpër njerëz privatë, nëpër mjekë privatë, shkaku që ti nuk ke mujt me shku te mjeku me i thënë më ka dëmtu UÇK-ja, sepse të ne është më ndryshe, të ne mentaliteti është ndryshe prej vendeve të Evropës, janë këto gjëra që shumë larg jemi me mentalitet, fatkeqësisht një pjesë e shoqërisë është shumë larg me këtë mentalitet. Me pas shku bën vaki i ke pasur edhe këta duke punuar aty se këta i kanë pasur krejt të uzurpuara ato ambulanta, këta janë kanë vet Zot aty”, ka thënë dëshmitari Ë01679.

Dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.kp/Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…