Ekipi i televizionit bullgar BTV ka biseduar me të punësuarit e Ndihmës së Shpejtë, të cilët kishin arritur në autostradën “Struma” 12 minuta pasi autobusi kishte marrë flakë. Ata thonë se janë kujdesur për 7 persona të cilët duke thyer xhamin e autobusit, kishin arritu t’i shpëtonin flakëve.

“Gjëja e parë që pamë ishte zjarri afër rrugës. Nuk e dinim se çfarë ishte, pastaj pamë autobusin që digjej. Ishte shumë vapë, kalova pranë. Kisha frikë, isha me dritare të hapura, mos do të shpërthente deri sa kalonim”, thotë dëshmitari Pavel Muziski.

Një minutë më vonë kanë arritur edhe 2 automjete të ambulancës. Me njërën prej atyre makinave janë transportuar katë persona që kanë arritu të dalin nga autobusi. Katër minuta pasi kishin arritu, ambulancat ishin nisur drejt spitalit “Pirogov”.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve nga automjetet e ambulancës, të fundit e kanë transportuar personin që kishte thyer dritaren.

“Gjatë transportit më tha se ishte ulur në sediljen e pasme të autobusit. Ai kishte dëgjuar një zhurmë të fortë dhe autobusi kishte filluar të digjej. Ai kishte kërcyer dhe me këmbë të lënduar e kishte thyer xhamin dhe kishte kërcyer nga xhami për të ikur. Ai vazhdimisht bërtiste, qante dhe kërkonte birin e tij, ai ishte ulur në sediljet e përparme. E kishte thirrur në telefon, po telefoni nuk kishte qasje” tha Lorina Nikolova.

Menjëherë pas kësaj, ekipet e ambulancës janë kthyer në autobus, me shpresën se ka të mbijetuar të tjerë.

“Fotografia ishte e tmerrshme – ata ishin përpjekur për të dalë. Po të mos ishte zjarri, mendoj se nuk do të kishte të vdekur në aksident”, tha dr. Valeri Simeonov./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Poroshenko: Putin nuk mund të vrasë shpirtin tonë

Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se i…

72 raste të reja sot me Kovid-19, shkon në 555 numri i përgjithshëm

Në 24 orët e fundit në vend  janë regjistruar 72 rate të…

Incident i dyshimtë me zjarrvënie në Korenë e Jugut – humbin jetën shtatë persona

Shtatë persona janë vrarë në një incident të dyshuar me zjarrvënie në…

Kosovë – Greqi: Vlera e dy skuadrave para përballjes në “Fadil Vokrri” – diferencë e ngushtë

Kosova do të zhvillojë takimin e dytë në Ligën e Kombeve, pas…

Rama nga Brukseli: Faleminderit popullit shqiptar i cili kurrë nuk u dorëzua

Në një deklaratë të përbashkët shtypi me Presidenten e Komisionit Europian Ursula…