Shefja e Komisionit Evropian, Ursula voon de Leyen dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, do të shkojnë në Kiev këtë të premte.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi presidencial ukrainas, Sergei Nikiforov, i cili tha se për shkaqe sigurie nuk mund të bëhet e ditur ora, por se ata do të mbajnë një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

“Nuk mund t’ju them orën e saktë për arsye sigurie. Por diku gjatë ditës, presidenti i Ukrainës do të takohet me Ursula von der Leyen”, tha Nikiforov, shkruan CNN.

Ndërsa, të parët që e vizituan Kievin gjatë kohës së luftës ishin kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, ai i Polonisë, Mateusz Morawiecki dhe kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha.

Përveç të tre kryeministrave, Kievin e ka vizituar edhe Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Kurse, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy i është adresuar 18 institucioneve ndërkombëtare e nacionale, duke përfshirë këtu Këshillit Evropian të G7, Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s e parlamenteve të vendeve si ShBA-ja, Polonia, Kanadaja,  Gjermania, Zvicra, Izraeli, Italia, Franca, Japonia, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia, si dhe këto të fundit që i ka bërë në Australi, Holandë dhe Belgjikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Testohet për herë të parë vaksina kundër Covid-19

Ndërkohë që numri i të infektuarve me COVID 19 në botë po…

Një urë Shqipëri- Mali i Zi, plani i Abazoviç: “70 km zëvendësohen me 10

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi për një media shqiptare…

Kurti: Fushata kundër shqiptarëve të Luginës është e papranueshme dhe duhet të ndërpritet sa më parë

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian,…

Ndezi zjarr në një punishte në Mitrovicë, arrestohet 32 vjeçari

Një person është arrestuar pasi ka ndezur zjarr në një punishte të…

Vuçiç: Na kërkojnë ta njohim Kosovën e nuk na ofrojnë asgjë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara…