Deputeti ukrainas për Odesa, Oleksiy Goncharenko. ka reaguar pas paralajmërimit të Rusisë për dorëzimin e ushtarëve në Mariupol, duke thënë se ata nuk do të dorëzohen.

Në një deklaratë për mediat e huaja, ai ka theksuar se të gjithë ushtarët do të luftojnë deri në fund.

“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, ka thënë ai.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do t’i jepte fund bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës.

Rusia ka thënë se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini ka shtuar se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigante çeliku.

Ndërkohë nga ana tjetër deputeti Goncharenko ka thënë se situata në Mariupol ishte “një gjenocid i vërtetë” dhe ka vlerësuar se rreth 100 mijë civilë ndodheshin në qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

MPB: Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 790 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit…

Zyrtari lokal ukrainas thotë se zjarri ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia

Një zjarr ka shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia sipas Dmytro Orlov,…

Vritet një tjetër gjeneral rus

Një anëtar i ushtrisë ruse është vrarë në Chernobayevka pas një sulmi…

Boksierët kosovarë kthehen në Prishtinë

Tre boksierët kosovarë, së bashku me ekipin dhe trajnerët, janë kthyer në…

Opozita propozoi ministër teknik, pushteti me dilemë nëse ai është në pajtueshmëri me Kushtetutën

Opozita dje propozoi ministër të ri teknik të Punëve të Brendshme, përderisa,…