Presidenti i Komitetit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se ‘shtabi për destabilizimin e Serbisë është në Shkup”, duke akuzuar kështu Zoran Zaevin si njeriun që po qëndron prapa organizimit të protestave kundër Vucicit.

Sipas tij, Zaev është një politikan i rrezikshëm, që është i gatshëm të bëj gjithçka, qoftë edhe dhunën, për të fituar pushtet, shkruan novosti.

“A e shihni se sa shumë i korruptuar është Zaevi, ai është cinik, i gatshëm të provokojë dhunë për të fituar pushtet, dhe politikan i rrezikshëm është. E kam përsëritur këtë që nga momenti kur ai ka ardhur në pushtet, që në Shkup është shtabi për destabilizimin e Serbisë, për një ndryshim të dhunshëm të qeverisë”, ka thënë Drecun.

Drecun ndër të tjera ka thënë se Zaev përmes kanaleve jozyrtare ka kërkuar ndihmë nga Serbia, për të rrëzuar nga pushteti, Nikolla Gruevskin.

“Këtu po iu them hapur. Ai ka bërë çdo përpjekje për t’u takuar me Vuçiqin,, që t’i kërkojë ndihmë për ta rrëzuar Gruevskin. Serbia nuk ka dashur të ndërhyjë në këtë, sepse ne dëshirojmë të kemi fqinjësi të mirë me Maqedoninë, kështu që kemi refuzuar”, ka thënë Drecun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidenti i PE pro zgjerimit: BE të mbajë fjalën për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, është shprehur se vendet e Ballkanit…

Victoria Nuland zyrtarisht në pozitën e nën-sekretares së shtetit për çështje politike

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar kandidaturën e diplomates…

Kush ja numëron Ramës përgjigjet?

Kryeministri Edi Rama prezantoi në fund të dhjetorit nismën e re të…

“Argatët shqipfolës të djallit”

Argatët nuk kan hallin e rënjës dhe asgjësimit të popullsisë shqiptare në…

Sulmohet fizikisht një i ri në Gostivar

Më datë 08.08.2022 në ora 11:15 në Stacionin Policor-Gostivar, personi R.D. (19)…