Korrupsioni mund t’i groposë ambiciet strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe demotivon partnerët strategjik në mbështetjen ndaj rrugës Euro-integruese.

Ky vlerësim i Departamentit Amerikan të Shtetit i referohet ndryshimeve të fundit mbi Kodin Penal me të cilat veprat për “shpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “bashkëveprimi kriminal” tkurren në masa efektive, ndërsa shpërdorimi i fondeve publike abrogohet si dispozitë.

DASH vlerëson se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë kriteret e premtuara në luftën kundër krimit të organizuar.

“Inkurajojmë Maqedoninë e Veriut që t’i përmbushë premtimet e saj për luftën kundër korrupsionit. Liderët e Maqedonisë së Veriut patjetër të tregojnë rezultate të dëshmuar dhe të përforcojnë luftën kundër korrupsionit, pavarësisë institucionale dhe të ndalojnë ndërhyrjen politike posaçërisht në gjyqësor. Kjo është thelbësore për arritjen e qëllimit, anëtarësimit në BE dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek pushteti”, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Administrata e Joe Biden përsërit se mbështetja e tyre në luftën kundër krimit të organizuar mbetet prioritet.

“Lufta kundër korrupsionit në nivel të Ballkanit Perëndimor është prioritet i administratës së Joe Biden. SHBA-të do të vazhdojnë t’i mbështesin Qeveritë, sektorin civil, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, çrrënjosjen e korrupsionit dhe rritjen e transparencës”, thonë tutje nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

SHBA-të vlerëson se të gjithë ata që kanë gabuar në raport me ligjin duhet patjetër të përgjigjen para drejtësisë e posaçërisht për veprat që ndërlidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin./Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kosova themelon grupin punues për anëtarësim në NATO

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka prezantuar sot objektivat e Grupit Punues…

Blinken flet me Vuçiqin për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të marrëveshjes

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas Albin Kurtit ka biseduar në…

Irani merr “peng” 2 cisterna nafte nga anijet greke, shpërthen Dendias: Do ta paguani shtrenjt

Autoritetet iraniane kanë sekuestruar dy cisterna greke me naftë në Gjirin Persik.…

Virusi korona, dy viktima dhe 18 raste të reja në vend

Prej gjithsej 351 testeve të realizuara gjatë 24 orëve të fundit në…

Britania me deklaratë të qartë: Rusët duhet të largohen nga të gjitha territoret e pushtuara të Ukrainës

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss ka thënë se…