– Dënime në vlerë prej nga dy mijë euro morën avokatët Boro Tasevski, Merxhan Dauti dhe Donço Nakov për ofendim të ashpër në Gjykatë dhe zgjatje të procedurës në seancën e sotme gjyqësore për gjykimin për rrënimin e kompleksit Kosmos të investitorit Fiat Canovski “TNT”.

Avokatët Dauti dhe Nakov nuk ishin të pranishëm në seancën e sotme gjyqësore, për shkak të obligimeve në gjykime të tjera, ndërsa avokati Tasevski, për shkak të autorizimit të anuluar.

Mospraninë e avokatëve, Gjykata e vlerësoi si ofendim të ashpër dhe zgjatje të procedurës dhe tha se të akuzuarit do të kenë avokatë me detyrë zyrtare dhe dha pauzë prej gjysmë ore që në mënyrë procesuese të përfundohen punët.

I akuzuari Toni Trajkovski, në fillim të seancës së sotme gjyqësore e informoi Gjykatën se e revokon autorizimin e tij.

“Vlerësoj se nuk duhet të jap shkaqe për vendimin tim, por dëshiroj të them se nuk isha i paralajmëruar nga avokati im se për më pak se 13 orë pas përfundimit të seancës së djeshme gjyqësore do të duhet të japë mbrojtjen time. Për shkak të gjendjes së tillë menjëherë pas seancës së djeshme gjyqësore ia mora autorizimin Boro Tasevskit dhe ju njoftoj se avokat i imi i ri është Jovica Strashevski”, deklaroi Trajkovski.

Në bisedën telefonike dje, theksoi Trajkovski, avokati Strashevski e kishte informuar se sot në këtë termin ka gjykim për një lëndë në Kërçovë dhe nuk do të mund të marrë pjesë.

Gjykatësi Ognen Stavrev, e njoftoi të akuzuarin Trajkovski se ka të drejtë që ta anulojë autorizimin, por avokati Boro Tasevski ligjërisht duhet të vazhdojë ta përfaqësojë në 15 ditë e ardhshme.

“Boro do të dënohet. Ai mirë e di se sot duhet të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore. Ju sot do të keni avokat me detyrë zyrtare dhe nuk do të anulohet sot gjykimi”, deklaroi gjykatësi Ognen Stavrev.

Në seancën e sotme nuk ishte i pranishëm edhe avokati Donço Nakov, avokat i dy të akuzuarve në këtë rast, i cili sot ishte në gjykim tjetër në Kumanovë.

Prokurori publik Burim Rustemi, veprimin e tillë të avokatëve të të akuzuarve e vlerësoi si joserioz.

“Unë jam i bindur se ky anulim i autorizimit është me qëllim që të zvarritet procedura dhe vlerësoj se gjykata nuk duhet t’i pranojë lojërat e tilla”, tha Rustemi.

Njëra nga të akuzuarat, reagoi se rrëfimi është mundësia e vetme që të dëshmojë se është e pafajshme dhe nuk dëshiron të rrëfehet në mungesë të avokatit të saj i cili është i njoftuar me rastin.

“Nuk dëshiroj të grindem, por kjo është tendencioze. Seancën e sotme gjyqësore e caktuat prej dje për sot dhe avokati im nuk mundi që t’i anulojë obligimet në Kumanovë dhe ju tani ma cenoni të drejtën dhe më emëroni avokat në detyrë zyrtare”, deklaroi një nga të akuzuarat.

I akuzuari Mile Janakievski, kërkoi nga Gjykata që të merren në pyetje edhe Fiat Canovski dhe Adrian Amzovski, por gjykatësi Stavrev tha se kjo nuk është e mundur sepse ata tashmë kanë marrë pjesë në seancë për këtë gjykim.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i akuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Për këtë vepër të akuzuar janë shumë persona në mesin e të cilëve edhe ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i komunës Gazi Babë Toni Trajkovski, përderisa në mungesë gjykohet ish kryeministri Nikolla Gruevski.

Përndryshe nga Gjykata informuan se për shkaqe teknike debati për lëndën e prokurorisë të quajtur si “Monsta” e caktuar për sot anulohet që të mbahet seanca gjyqësore për rastin “TNT”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…