Sot bëhen 42 vjet nga organizimi i demonstratës studentore, e cila është protesta e parë që u shtyp me dhunë nga policia dhe ushtria jugosllave.

Me datën 4 mars të vitit 1981 studentët e Kosovës organizuan një protestë në Prishtinë për kushte më të mira në mensën e tyre dhe kjo protestë ishte shkëndija e demonstratës së organizuar nga studentët më datën 11 mars 1981.

Si pasojë e demonstratave të studentëve erdhën tubimet e njohura si “Demonstratat e punëtorëve”, në të cilat kërkohej lirimi i studentëve të burgosur.

Por përsëri, organet shtetërore ndërhyjnë me tërë brutalitetin e tyre gjatë tubimeve, dhe ish-armata jugosllave pushtoi rrugët e Kosovës, duke u vendos në tërë territorin u vendos gjendja e jashtëzakonshme, e më vonë edhe shtetrrethimi.

Demonstratat gjithëpopullore të marsit dhe prillit të vitit, shënuan fillin e kthesës vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish-Jugosllavia./kosovapress/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë

Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar…

Shkup, arrestohet i dënuari për kontrabandë me emigrantë

Policia e RMV-së njofton se sot në orën 07:00 në rr. “Dizhon”…

BE-ja mund të krijojë gjykata speciale për krimet e Rusisë në botë

Bashkimi Evropian do të përpiqet të krijojë një gjykatë të specializuar, të…

Arrestohen 6 persona në Shkup, konfiskohen armë dhe kokainë

Policia mbrëmë rreth orës 23:30 minuta në “Debar Maallo”, në Shkup kanë…

Zëdhënësja e Prokurorisë bullgare për TV21: Nesër japim informacione për hetimin e tragjedisë

Zëdhënësja e Prokurorisë së Bullgarisë, Sijka Mileva për TV21 ka njoftuar se…