Përmbytjet masive në Skënderaj shkaktuan dëme të mëdha, duke dëmtuar rrugë, banesa e biznese, si dhe automjete të shumta të cilat vërshimi i ujit i mori me vete. Në Skënderaj është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, edhe pse autoritetet përpiqen të qetësojnë popullatën me pohimet se situata është nën kontroll.
Partia Fjala-Skenderaj thotë se me keqardhje po ndjekin ngjarjet dhe se ndajnë dhimbjen me secilin qytearë/e të cilët janë prekur nga vërshimet.