Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë në krye me zëvendësministrin Blerim Sallahu, ka vazhduar takimet në kuadër të vizitës zyrtare në Hagë.

“Gjatë ditës së djeshme dhe të sotme, delegacioni është takuar me personat të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë si dhe me zyrtarë të tjerë të Qendrës së Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Gjatë takimeve të tjera me zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës janë diskutuar një mori çështjesh rreth rendit shtëpiak, por edhe procedurave për lëshimin e vizave për familjarët e të ndaluarve.

“Shqetësimet e tyre janë diskutuar edhe në takim me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, Regjistren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon dhe zyrtarë të tjerë të dhomave të specializuara në Hagë, të cilët janë zotuar për lehtësim të procedurave për kompletimin e dokumentacionit të familjarëve dhe pajisjen e tyre me vizë për një kohë më të gjatë, si dhe trajtim të dinjitetshëm dhe sipas standardeve ndërkombëtare të personave të cilët mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Severe Weather paralajmëron shtetet e Gadishullit Ballkanik

Severe Weather, agjencia meteorologjike ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për…

Uragani Dorian që e ka goditur Floridën, mund të jetë më i fuqishmi në 30 vitet e fundit

Me të kaluar nëpër Porto Riko të Meksikës, uragani Dorian është nisur…

Drejtori i OBSH: Vendet që heqin kufizimet rrezikojnë zgjatje të krizës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se vendet që…

Lufta në Ukrainë ndan opinionin në Maqedoninë e Veriut

Kundrejt qëndrimit të udhëheqësve politikë në Maqedoninë e Veriut që është rreshtuar…

Vetëm 11 raste të reja me Covid-19

Ulje rekorde e të prekurve me Covid-19 është regjistruar në vend brenda…