Qeveria e Kosovës është deklaruar në lidhje me zgjedhjet që u mbajtën dje në katër komunat veriore.

Sipas Qeverisë, fushata kërcënuese nga Beogradi zyrtar e e ekzekutuar përmes frikësimit, presionit dhe shantazhit nga instrumentet kriminale në terren ndikuan në dalje të ulët të qytetarëve në këto zgjedhje.

“Në Komunën Veriore të Mitrovicës, atë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, dje u mbajtën zgjedhjet lokale, mbarëvajtja e të cilave ishte e qetë, paqësore dhe pa incidente. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Policia e Kosovës ishin në krye të detyrës në organizimin dhe ofrimin e kushteve të përshtatshme për ushtrimin e të drejtës për votë”.

“Fushata kërcënuese e orkestruara nga Beogradi zyrtar e e ekzekutuar përmes frikësimit, presionit dhe shantazhit nga instrumentet kriminale në terren ndikuan në dalje të ulët të qytetarëve në këto zgjedhje”.

Qeveria ka thënë se zgjedhjet janë manifestim i demokracisë, të cilat përveçse e drejtë e qytetarëve, janë obligim e përgjegjësi që burojnë nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e vendit.

“Zgjedhjet janë manifestim i demokracisë, të cilat përveçse e drejtë e qytetarëve, janë obligim e përgjegjësi që burojnë nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e vendit. Në të njëjtën kohë, janë domosdoshmëri për garantimin e funksionimit normal të institucioneve shtetërore dhe sigurimin e shërbimeve publike ndaj qytetarëve”.

“Kryetarëve dhe asamblistëve të sapo zgjedhur në këto komuna u urojmë punë të mbarë dhe suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja. Qeveria e Republikës së Kosovës u ofron mbështetjen e plotë të saj në shërbim të qytetarëve, pa dallim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Korriku, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Tokë, sipas…

Rusia dënon me 13 vjet një shtetas, akuzohet se spiunonte për SHBA

Një gjykatë ruse dënoi me 13 vjet heqje lirie një shtetas rus…

Britania e pranon: I kemi ofruar Ukrainës mbi 4,000 sisteme kundërtanke

Mbretëria e Bashkuar i ka furnizuar forcat ukrainase me mbi 4,000 sisteme…

“Më shumë goditje për ekonominë e Rusisë po vijnë”

Pas një telefonate me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken, ministri…

Zaev: Për ne, kryetar i BFI-së është ai të cilin e përcaktojnë ligjet e Bashkësisë

Kryeministri Zoran Zaev ka reaguar lidhur me zhvillimet e një dite më…