Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor ka nisur sot me mbërritjen e anijes “Bob Hope”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21” ka bërë të ditur më parë mbërritjen e 800 trupave amerikane.

Stërvitja “Defender21″ do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.

“Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh anijen e marinës së Shteteve të Bashkuara Bob Hope të mbërrijë në Durrës.

Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 pjesë pajisjesh për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen”, shkruan ambasadorja e SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Konfirmohet vdekja e dy kosovarëve nga përmbytjet në Gjermani

Një shtetas i Kosovës dhe një tjetër që mban nënshtetësi gjermane, por…

Osmani takohet me ambasadorin japonez, kërkohet mbështetja e Kosovës për kapërcimin e pandemisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Japonisë,…

Tragjedia në Tetovë: Vetëm edhe një viktimë ka mbetur për t’u identifikuar

Zjarri që kaploi mbrëmë spitalin modult të Tetovës la të vdekur 11…

Reagon ASh: Lutje për viktimat, ngushëllime për familjarët, turp për pushtetarët!

Në lidhje me ceremoninë e pranimit të kufomave të viktimave të aksidentit…

Tetovë, vjehrrit rrahin nusen në syfyr

Një 23 vjeçare, banore e një fshati të Tetovës, mbrëmë (28-prill), njëzet…