(Disa fjalë rreth debatit televiziv në TV21, të zhvilluar në mes të reisul ulemasë Sulejman ef. Rexhepi, dhe ish-sekretarit gjeneral të BFI-së, Afrim ef. Tahirit)

Shkruan: Valon Sadiku, Dortmund

Mbrëmë, (16 nëntor 2020) opinioni i gjërë ka qenë dëshmitar i një tv debatit më të shikuar ndonjëherë në tv-të tona, i cili përçoi kulturë, klasë, edukatë e të vërteta të trishta nga të dy bashkëbiseduesit. Debati u zhvillua në mes të dy “armiqve” të përbetuar: Sulejman Rexhepit dhe Afrim Tahirit.
Ndonëse “armiq” të hershëm, në këtë debat u demonstrua një kulturë e fortë bashkëbisedimi kur është në pyetje rreziku që i kanoset qenies kombëtare dhe fetare.

Afrim Tahiri njihet si luftëtarë i paepur në veprime të BFI-së në suaza të Kushtetutës dhe normave juridike të këtij Institucioni. Ka insistuar të vihet rendi, ligji dhe të veprohet sipas parimeve islame, dhe sipas traditës gjashtëshekullore të BFI-së.
Mbrëmë, u ulën heshtat në mes të dyve dhe e trajtuan një problem i cili për të dy personat është madhor dhe jetik për fatin e organizimit të jetës fetare islame në vend.
Mbrëmë u demonstrua një kulturë e lartë e komunikimit, të dy “armiqtë” e patën një hall, një frikë për përpjekjet nëntokësore për shkatërrimin e BFI-së duke e dorëzuar në duar të dyshimta.
Afrim Tahiri dëshmoi se hall e ka mosrespektimin e akteve normative të Institucionit nga neouzurpatorët dhe nga puçistët klasikë.
Afrim Tahiri i binte faktit që nuk ka institucion, nuk ka organizatë, nuk ka dikaster, nuk ka pushtet e shtet që mud të funksionojë pa u respektuar aktet normative. Efendi Tahiri në mënyrë kronologjike shpalosi të gjitha shkeljet që janë bërë që nga shkarkimi i tij prej pozitës sekretar gjeneral i BFI-së, që nga shkarkimi i Sulejman Rexhepit prej postit Kryetyar i BFI-së e deri te përpjekjet për të emëruar një “reis” politik, që, sipas bëshkëbiseduesit na vie direkt nga radhët e BDI-së.
Afrim Tahiri arriti që në mënyrë shumë profesionale të flasë mbi domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës nëse dëshirojmë të kemi nëj BFI të shëndoshë, foli si një njohës i pakonstestueshëm i të gjitha akteve normative të BFI-së dhe të shkeljeve të tyre përgjatë procedurave dhe veprimeve të ndryshme që janë bërë dhe po bëhen në emër të islamit.
Afrim Tahirit nuk i interesonte nëse bëhet fjalë për “armikun”e tij Sulejman Rexhepin apo për dikë tjetër, ai, thjesht, në mënyrë shumë njerëzore shpjegoi edhe shkeljet e shumë ligjeve të Kushtetutës në shkarkimin e Sulejman Rexhepit, foli për veprat penale që janë kryer përgjatë këtij akti antikushtetues, duke shprehur habinë se prej nga kjo forcë, prej nga kjo gatishmëri e përkrahje për këtë destruktivitet kaq të fuqishëm të puçistëve klasikë që po mundohen ta rrëmbejnë BFI-në.
Këtë problem, nga ana tjetër, e shpjegoi në mënyrë shumë të qartë Sulejman ef. Rexhepi. Pa kurrfarë hipoteke, madje ai përmendi edhe emra konkretë se kush e zbrapsi nga intervenimi për mbrojtjen e Kushtetushmërisë së BFI-së dhe kush e solli deri në këtë derexhe katastrofale këtë Institucion.
Sulejman Rexhepi disa herë theksoi se si votues dhe simpatizant i BDI-së që më vitin 2002, si përkrahës e kontribues i ndryshëm për këtë Parti, nuk e ka merituar këtë lojë kaq poshtëruese për të, që, sipas tij, i erdhi nga BDI-ja, konkretisht nga funksionarë të lartë të kësaj Partie, Musa Xhaferi e Blerim Bexheti, dy miqtë e tij që, siç thoshte Sulejman Rexhepi i ka konsideruar si pjsëtarë të familjes së tij të ngushtë, si vëlllezër.
Përfundimisht, sipas bashkëbisedusve, në këtë debat televiziv doli se, BDI-ja, udhëheqësit e saj, janë promovues, përkrahës dhe frymëzues të shkeljeve kushtetutare në BFI dhe në përpjekjet përfundimtare për ta kapur këtë Institucion kaq jetik për myslimanët e vendit. Falë veglave të shërbimeve të huaja, kësaj ia arritën, por, ngeli i paqartë dhe e pazbardhur arsye e kësaj përpjekje nga ana e BFI-së.
Në fund të debatit, pati lutje dhe porosi për të menduar mirë e qetë mënyrën për ta rikthyer institucionin në binaret kushtetuese, për t’ia rikthyer autonominë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…