Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, konfirmoi sonte se është ngritur kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Çulev informoi për televizioni TV 24 se SPB Kumanovë e ka ngritur akuzën kundër Dimitrievskit në bazë të nenit 206 të Kodit Penal, duke theksuar që Ministria e Brendshme kishte vepruar në përputhje me raportin e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH).

“Në koordinim me prokurorin themelor publik, sot janë ngritur kallëzime penale kundër kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sipas nenit 206 të Kodit Penal nga ana e SPB Kumanovë deri te prokurori themelor publik, i cila e pranoi denoncimin. MPB-ja ka vepruar në pajtim me raportin e ISHSSH dhe konform kësaj SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal në PTHP, ndërsa PTHP duhet të lëshojë udhëzime shtesë, nëse do t’i zbatojmë ato. Edhe PTHP do të vlerësojë nëse aktivitetet shtesë duhet të ndërmerren nga MPB-ja”, tha Çulev për TV 24.

Ai sqaroi se njoftimi është dorëzuar në Byronë për siguri publike dhe menjëherë pas kësaj është proceduar nga SPB Kumanovë.

Sipas Çulevit, kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski është respektuar procedurën e testimit.

Kryetari Dimitrievski, nga ana tjetër, sqaroi për TV 24 sonte se nuk ka informacione se Prokuroria e ka pranuar kallëzimin penal dhe sipas tij, janë dhënë udhëzime që akuza e njëjtë të mos procedohet si penale, por të shkohet me procedime kundërvajtëse.

“Unë nuk kam asnjë informacion se akuza penale është pranuar. Ministri teknik Çulev duhet të jetë i informuar mirë dhe mendoj se ai është i informuar në mënyrë të pamjaftueshme sepse kontakti im me Prokurorinë Themelore Publike thotë që në konsultimet e sotme janë dhënë udhëzime që të akuza e njëjtë të mos procedohet si penale, por të shkohet me procedurë kundërvajtëse”, tha Dimitrievski.

Ai shtoi se nëse vërtet pason përgjegjësi, ne jemi të gatshëm ta mbajmë atë, por mendoj se ka lëshime të mëdha në pjesën e vetë procedurës dhe e njëjta është e paqëndrueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…