Zelanda e Re ka vendosur zgjatjen e bllokimit të saj kombëtar deri më 31 gusht, për të frenuar përhapjen e rasteve COVID-19 të lidhura me variantin Delta.

Kjo masë do të mbetet në fuqi më gjatë në Okland, epiqendra e epidemisë.

Bllokimi kombëtar është tashmë në fuqi që nga 17 gushti.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha se ka gjasa se epidemia do të arrijë kulmin së shpejti, nëse bllokimi mbetet në fuqi.

“Së shpejti duhet të arrijmë një pllajë përsa i përket numrit të rasteve”, tha Ardern.

“Puna jonë është të vazhdojmë të punojmë shumë, në mënyrë që të përkulim dhe pastaj të rrafshojmë kurbën e infeksionit”, shtoi kreu i qeverisë.

Ajo tha se Oklandi dhe rajoni fqinj i Northland do të duhet të qëndrojnë të bllokuar edhe për të paktën dy javë të tjera.

Arkipelagu synon të ndjekë strategjinë e tij “zero Covid”, ndërsa përhapja e variantit Delta, shumë më ngjitës, po minon efektivitetin e një politike që deri më tani ka qenë e suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…