Prej gjithsej 207 testeve të realizuara në 24 orët e fundit në vendin tonë, 7 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, tre raste janë regjistruar në Tetovë, dy në Kumanovë dhe dy në Koçani. Numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1231 prej të cilëve 952 raste janë ende aktiv. Në vendin tonë deri më tani janë realizuar gjithsej 12.340 testime të Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe një viktimë nga Covid-19. Bëhet fjalë për një 70 vjeçar nga Llabunishta Strugës që po kurohej në Spitalin “8 shtatori”. Pacienti ishte pranuar në spital me 8 prill. Me viktimën e fundit, numri i personave që kanë humbur betejën me virusin korona në vendin tonë shkon në 55.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar edhe 24 persona që janë shëruar nga Covid-19. Personat e shëruar kanë trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake. Sipas qyteteve bëhet fjalë për 4 persona nga Shkupi, 4 nga Dibra, një nga Strumica, një nga Kumanova, tre nga Shtipi, tre nga Prilepi, pesë nga Koçani dhe tre nga Tetova. Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar gjithsej 224 persona.

Në Klinikën Infektive në Shkup janë shtruar gjithsej 60 pacientë, prej të cilëve 18 janë në mbështetje të oksigjenit ndërsa 4 janë në ventilim mekanik.

Në Spitalin “8 shtatori” janë shtruar gjithsej 45 pacientë me Covid-19, prej të cilëve 7 janë me pasyrë më të rëndë klinike kurse 5 pacient janë në ventilim mekanik.

Në Klinikën e Manastirit ka gjithsej 13 pacient me Covid-19, kurse nën monitorim të Klinikës ka edhe 15 pacient të cilët po kurohen në kushte shtëpiake.

Në Spitalin e Shtipit ka 4 pacient, kurse po monitorohen 19 pacient të cilët trajtojnë sëmundjen në kushte shtëpiake.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Zaharieva: Minoritet maqedonas nuk ka, por në Maqedoni ka bullgarë

Bllokimi i fillimit të bisedimeve të Maqedonisë me BE nga ana e…

Disa të vrarë me armë zjarri në Kaliforni

Disa persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë gjatë…

Osmani reagon pas vendimit të Supremes: Më 14 shkurt, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Bartësja e listës “Guxo” në Lëvizjen Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka reaguar pas…

Pushteti serb në Medvegjë fshin emërtimet në gjuhën shqipe nga tabelat e institucioneve, rrugëve …

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të përballen me diskriminim administrativ…

Trump: SHBA arrijnë një marrëveshje ushtarake me Indinë

Gjatë vizitës së tij në Indi të hënën, Presidenti Donald Trump tha…