Italia do të bëhet vendi i parë evropian që e bën sistemin e pasaportave të vaksinave të detyrueshëm për të gjithë punëtorët. Në kuadër të kësaj duhet të sigurohet dëshmi e vaksinimit, test negativ ose dëshmi se së fundmi jeni shëruar nga COVID-19, ose stafi do të pezullohet pa pagesë dhe do të përballet me një gjobë.

Sidoqoftë, ata nuk do të shkarkohen. Ligji do të zbatohet si për punonjësit publikë ashtu edhe ata private, që nga 15 tetori pasi qeveria italiane miratoi masat të enjten.

“Asgjë e tillë nuk është bërë në Evropë … ne po e vendosim veten në ballë ndërkombëtarisht,” tha Ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta.

Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë bërë të detyrueshme që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen, por asnjëra nuk e ka bërë të ashtuquajturën Green Pass, kërkesë për të gjithë punonjësit.

Sindikatat kërkuan që testet të jenë falas për punëtorët që nuk duan të vaksinohen, por qeveria tha se do të paguheshin me 15 euro. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Itali është më i larti në Evropë pas Mbretërisë së Bashkuar, me më shumë se 130,000 vdekje, dhe ishte vendi i parë në kontinent që hyri në bllokim, raporton Skynews.

Rreth 74% e njerëzve në Itali janë vaksinuar me një dozë dhe 68% janë plotësisht të vaksinuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qeveria sot mbanë seancë përmes internet komunikimit

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbaj një…

Taravari: Lehtësimi i masave nuk do të thotë ulje e rrezikshmërisë së COVID 19

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot në një konferencë për…

Osmani i quan trishtuese statistikat e dhunës ndaj grave: Kryesit e veprave duhet të dënohen

Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java…

Nis zhvendosja e emigrantëve në Lesbos

Kamp i ri në Kara Tepe për 13 mijë të pastrehët Qeveria…

Nuhi Neziri kandidat i BDl-së për Komunën e Tearcës

Sonte në mbledhjen e kryesisë së degēs së BDI-së nē Komunën e…