Çmimet e naftës u rritën në nivelin më të lartë që nga viti 2008, pasi SHBA-ja tha se po diskuton me aleatët për embargo të mundshme mbi furnizimet ruse.

Nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si standard ndërkombëtar, shkoi në mbi 139 dollarë për fuçi, përpara se të binte sërish nën 130 dollarë.

Tregjet e energjisë janë tronditur ditëve të fundit, për shkak të frikës për furnizime, të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të dielën se administrata amerikane po shqyrton embargon mbi furnizimet ruse me naftë.

Pas tij, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, tha se Dhoma po “eksploron” legjislacionin për ndalimin e importit të naftës ruse, që, sipas saj, do ta izolonte edhe më shumë Rusinë nga ekonomia globale.

Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë, qëkur ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës, më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.

Situata ka lëkundur menjëherë tregjet e energjisë.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent është rritur për më shumë se 20% javën e kaluar.
Të hënën, tregjet e aksioneve në Azi u hapën më poshtë: Nikkei i Japonisë dhe Hang Seng i Hong Kongut ranë për më shumë se 3%./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

SHBA-ja konfirmon se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë nga ambasada në Moskë

SHBA-ja ka konfirmuar se Rusia ka dëbuar një diplomat të lartë nga…

Sot seanca e radhës ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, duke filluar nga ora 11:00, do…

Ekspertët e sigurisë: Ardhja e afganëve paraqet rrezik për Kosovën – kapacitetet janë për të pranuar deri në 10 mijë veta

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, këtë të diel bëri të ditur se…

​24 vjet nga sulmi në familjen Jashari

Kanë kaluar 24 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe…

SPM me thirrje deri te liderët e bashkësive fetare që të përmbahen nga organizimi i manifestimeve fetare

Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) në emër të të gjithë të…