E paqartë se kur do të stabilizohet tregu

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa ndodhet këto ditë në të njëjtat kuota rekord që arriti në muajin Mars, kur u shënua kulmi historik i çmimit për fuçi.

Në bursat e Teksasit dhe Londrës, çmimet variojnë në rreth 121 dhe 123 dollarë për fuçi, deri në dy dollarë më pak se rekordi i Marsit, i shkaktuar nga efektet e nisjes së sulmit rus në Ukrainë.

Ekspertët thonë se janë disa faktorë që po ndikojnë në mbajtjen të lartë të çmimit. Ndër të tjera është edhe aktivitetit industrial nga Kina në muajin Maj, që ushqeu edhe rritjen e kërkesës për karburant, në kushtet kur prodhimi i naftës është redukutar.

Tendenca megjithatë është në rritje pasi mbetet ende e pazgjidhur se si do e zëvendësojë Bashkimi Europian, sasinë e munguar të naftës ruse, pasi importet të bllokohen plotësisht deri në fund të vitit. OPEC-u, karteli më i madh i naftës në botë nuk ka asnjë plan të shtojë prodhimin për të stabilizuar tregun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Von der Leyen: Negociatat këtë vit/ Rama: Nuk përgatitemi për dasmë, kemi vetëm deklaratat e dashurisë

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen vizitat në 6 vendet e…

Pse po vazhdojnë të rriten çmimet në Amerikë

Rritja e çmimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vazhduar edhe…

Në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet prejardhja e pasurisë

Javën e ardhshme, një grup pune i ministrave do të paraqesë versionin…

Quni: Nuk jemi të interesuar për luftë, por nëse është e pashmangshme, prapë do të fitojmë

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb,…

As COVID-19 nuk e uli përdorimin e drogës në Evropë

Dikush mund të ketë pritur që një pandemi që u jep fund…