Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, ka ardhur në Kosovë.

Ai aktualisht është në takim me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj.

Në ndërtesën e qeverisë bashkë me ministrin e Mbrojtjes ka hyrë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili më pas tha se nuk është pjesë e këtij takimi.

Për vizitën e ushtarakut amerikan në Prishtinë nuk ka pasë ndonjë njoftim paraprak.

Wesley Clark, që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe 23 vjet më parë, është këshilltar i jashtëm i ministrit Armend Mehaj dhe kësisoj ndan eksperiencën e tij ushtarake dhe diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Britani/ 765 vdekje në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19

Numri zyrtar i rivlerësuar i viktimave të shkaktuara nga COVID-19 në Britaninë…

Lagja e Trimave”, 13 të burgosur kërkojnë transferim në Kosovë

Kërkesat e shtetasve kosovarë të dënuar në rastin “Lagja e Trimave” akoma…

Ekzekutimi në Elbasan/ Kim thirrje Metës, Ramës e Bashës: Tregoni vetëpërmbajtje!

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë iu kërkon autoriteteve që të hetojnë sa…

MPJ e Turqisë: Nuk ka ndryshim në politikën e vendit tonë për migrantët dhe refugjatët

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka njoftuar se nuk ka…

SHBA rrit mbështetjen ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur mbështetjen e tyre ushtarake për…