Ish-zv/kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit dhe ish-sekretari i BDI-së, Hazbi Lika së fundi është larg vëmendjes së opinionit dhe medias. Pas shumë përpjekjeve për ta kontaktuar, ai nuk përgjigjet dhe po rri larg gazetarëve. Bashkëpartiakë të tij thonë për INA se ai këtë periudhë i është kushtuar pushimeve verore dhe takimeve me kolegë dhe miq të tij, që janë të përditshme në një nga restorantet e njohura të Tetovës. Interesimi për të po bëhet pas shumë thashethemeve se ai nuk është më në BDI, apo se do ti bashkohet kampit opozitar. Megjithatë, përgjigja rreth kësaj mbetet pezull. Në BDI thonë se Lika është pjesë e strukturave të tyre dhe se bëhet fjalë për lajme të rrejshme. Në degën e kësaj partie në Tetovë ka pakënaqësi të mëdha, por edhe fraksione që mund të jenë fatale së fundi për këtë parti.
Lika me rikonstruimin e fundit u largua i pakënaqur nga Qeveria, pasi që u shua edhe sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit, por kishte reagime ndaj tij me pretendimet se nuk paraqitej në vendin e punës. Por Lika nuk ishte dakord me këtë dhe reagoi kundër vendimit për shuarjen e sekretariatit. “Unë si përfaqësues i BDI-së, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në detyrën e Zëvendës Kryeministrit të angazhuar për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe Sistemin Politik, nuk jam informuar as edhe i konsultuar për iniciativën dhe as për hartimin e këtij ligji, duke aluduar në kompetencat që do të bartë Institucioni i ri i cili krijohet, dhe lidhshmërinë që do të ketë me vetë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit. Në takimin e fundit të realizuar me kreun e partisë, edhe pse vonë, megjithatë kemi kërkuar që të hapet debat dhe të diskutohet rreth kësaj iniciative me të gjitha organet partiake, por edhe me palët e interesuara jashtë partiake, duke tentuar në rruajtjen dhe trashëgimin e vlerave të mirëfillta që burojnë nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit””, theksoi Lika. (16/03/2019). Deri tani janë dilema të paqarta për ish-komandantin e UÇK-së se a do të jetë pjesë e listës për deputetë të BDI-së, pasi që Ali Ahmeti ka nisur kalkulimet për kandidaturat. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Numër rekord avionësh kinezë fluturojnë në qiellin e Tajvanit

Tajvani ka urdhëruar Beijing që të ndalojë “aksionet e papërgjegjshme provokuese” pasi…

Presidentja Osmani kritika Zvicrës për mosvaksinimin e kosovarëve para se të udhëtonin për në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër për një vizitë…

Pyetjet e deputetëve në seancë kuvendore

Në seancën e sotme kuvendore do të mbahen pyetjet e deputetëve. Gjatë…

Të shtëna me armë brenda 24 orëve në SHBA, pesë të plagosur rëndë në Luiziana

Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri duke në një dyqan pijesh…

Ruzhin: Me propozimin francez ruhet gjuha maqedonase

Ish-ambasadori Nano Ruzhin në emisionin “Click Plus” në TV21 ka theksuar se…