Rreth 120 zogj ranë nga qielli në Thurgau dhe ngordhën. Lexuesit dhe komentuesit kanë spekuluar dhe shkakun e këtij fenomeni e lidhin me antenat 5G. Ekspertët i përmbahen këtyre konstatimeve.

Është dhe mbetet një rast misterioz. Rreth 120 zogj të ngordhur u gjetën në Triboltingen TG më 29 Shkurt. Zogjtë shtriheshin në anë të rrugës dhe padyshim kishin rënë nga qielli sikur të ishin gurë. Ajo që çoi saktësisht në vdekjen e zogjve është ende e paqartë sot, përcjell in7.

Këta zogj karakteristik për këtë rajon, në vend quhen si yje apo yjorë.

A summer plumaged European Starling
Studimet në Universitetin e Bernit kanë treguar se zogjtë kishin një frakturë të kafkës dhe gjakderdhje nga mushkëritë. Livio Rey nga Stacioni Ornitologjik Sempach shpjegon: “Këto dëmtime zakonisht ndodhin kur zogjtë kanë një përplasje”. Për të dhe ekspertët e tjerë të shpendëve, mund të ketë ndodhur një përplasje me një automjet ose një ndërtesë dhe kjo konsiderohet si shkak real i mundshëm për ngordhjen e tyre..

5G si shkak?

Një numër i konsiderueshëm i lexuesve besojnë se është faji i njeriut që zogjtë ngordhin. Këta zogj mund ti përkasin një tufe prej dhjetëra mijëra të tillëve, që kanë krijuar foletë e tyre në anën tjetër të Liqenit të Konstancës. E përdorimi i pesticideve të ndryshme nëpër pemë apo rrezatimi i antenave 5G mund të jetë shkak serioz i humbjes së qindra e mijërave zogjve.

“Asnjë zog i vogël i dërguar në laborator nga qendra ornitologjike nuk është zbuluar se është helmuar nga pesticidet. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë tek zogjtë grabitqarë. Se shpesh janë grupe të tilla zogjsh (të quajtura si yje) që gjenden të vdekura është për shkak të natyrës biologjike të tyre. Ato shpesh rrijnë në gëmusha të dendura dhe afër njerëzve. Dhe kjo është arsyeja pse mund të ndodhë që mbi 100 zogj të fluturojnë në një kamion”, sqaron Livio Rey, përcjell in7.

Rrezatimi i padëmshëm

Yjorët e ngordhur gjithashtu janë gjetur në anë të rrugës në vendet e tjera. Rreth 300 yjorë u gjetën të ngordhur në Hagë në vitin 2018. Edhe atje, rrezatimi 5G u spekulua si shkaku i vdekjes. Sidoqoftë, doli që zogjtë vdiqën pasi hanin manaferra që nuk duhej ti hanin.

Rey e konsideron rrezatimin nga një antenë 5G si të pamundur shkakun e ngordhjes së tufës së zogjve yjorë në Triboltingen, bazuar në informacionet që ai i ka në dispozicion. Nuk ka gjithashtu antenë në vetë fshatin ku ka ndodhur dhe gjithashtu as në afërsi të tij, siç tregon një përmbledhje e qeverisë federale.

Edhe ekspertët e mbrojtjes nga rrezatimi nuk besojnë se 5G është fatale. Rrezatimi është i padëmshëm dhe është zhytur në sipërfaqen e trupit, tha Martin Röösli, një epidemiolog mjedisor në Universitetin e Bazelit, për Die Zeit.

Burimi: 20min.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…