Manchester City e ka siguruar finalen e Ligës së Kampionëve pasi e ka mundur Real Madridin, 4:0.
Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” kishte përfunduar me rezultat 1:1, ndërkaq Bernardo Silva ishte lojtari që doli më në pah te Qytetarët në ndeshjen e kthimit.
Ai i realizoi dy golat e parë në minutat 23’ dhe 37’, ndërkaq Eder Militao shënoi autogol në minutën e 76-të.
Golin e katërt dhe përfundimtar e shënoi Julian Alvarez në minutën e parë të lojës shtesë.
Në finale e 10 qershorit në Stamboll, City do të ketë punë me Interin që mbrëmë mundi rivalin local, Milanin.