Kryetari i KMSHZ, Mehas Alija, pasi u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve nga BFI e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e falënderoi përuruesin e Medhehebit Hanefi në “sekt”, Shaqir Fetain, i cili, nga ana e vet do të nënvizojë se “ka qenë dëshirë e madhe dhe e kahmotshme e jona që ta vizitojmë bashkësinë e muslimanëve në Zvicër…” Dëshirë e madhe dhe e kahmotshme për një ekskursion të kotë

Shkruan: Halid Sadiku

Një vizitë përplotë me aktivitete cirkuzante! As Shaqir Fetai nuk e ka të qartë se pse u desht të gjendet në mesin e shqiptarëve të Zvicrës, por as ata nuk e kanë të qartë arsyen e kësaj ftese. Thjesht, e patën të detyrueshme nga pomovuesi i Medhhebit Hanefi në “sekt”, Shqir Fetai.
Emëruesi i përbashkët që doli nga kjo vizitë ishte, shprehia patologjike e shkëmbimit të sa më shumë mirënjohjeve në mes vete. Madje, për këto mirënjohje të shkëmbyera kanë publikuar plotë fotografi, për t’i dëshmuar opinionit të gjërë shqiptar mysliman se sa të rëndësishëm e të dashur janë!
Shaqir Fetain e duan dhe i japin mirënjohje vetëm ata që, për respekt të vendlindjes, nuk kanë mundësi që t’ia refuzojnë dëshirat e sëmura dhe karrieriste! Ndryshe, ai është shqiptari mysliman më i urryer në mesin e kësaj etnie me këtë përkatsi fetare.
Po cilat janë ato suksese të arritura në vend, për të cilat e meriton Shaqir Fetai një shëtitje nëpër Evropë? Faljet e xhamive? Rrënimet e fakteve historike kombëtare, rrënimin e vlerave gjithëshqiptare? Rrënimin dhe tjetërsimin e vakëfeve? Për cilin sukses në vendlindje duhet të respektohet me mirënjohje? Për “përurimin” e Medhhebit Hanefi në “sekt”? Për shkeljet e trishtueshme kushtetutare të Kushtetutës së BFI-së? Me se, fare, do ta justifikonte shkuarjen në Zvicër Shaqir Fetai, ë? Si do t’i arsyetonte të gjitha ato shpenzime të panevojshme të djersës së myslimanëve të vendit dhe të diasporës! Po edhe ato shoqata fetare islame të shqiptarëve të Zvicrës, vërtet si do t’i justifikojnë shpenzimet si dhe këtë rrenë të madhe me të cilën mundohen ta arsyetojnë ftesën që ia kanë bërë Shaqir Fetait dhe honxho bonxhove të tij!
Që të gjithë, nga dy herë, madje, e kanë takuar Shaqir Fetain, të cilin e kanë uruar e përgëzuar për tradhëtinë dhe komplotin që ia bëri ish-reisit Sulejman ef. Rexhepit dhe, përgjithësisht, BFI-së! Ia kanë uruar instalimin e tij si copë bajge në krye të BFI-së, nga ana e pushtetit aktual maqednas i cili kurrë nuk ka treguar më të voglin respekt për islamin dhe institucionet islame në vend. Për shkak të pamundësive objektive për të prezantuar në ngjarje madhore, përgëzimet dhe urimet shprehen përmes telefonave, mesazheve, rrjeteve sociale etj. Dhe, këtu marrin fund përurimet dhe përgëzimet zyrtare. Më tej, përsëritja e tyre, shpreh cirkusiatë e cila mund të kthehet në një bumerang që me goditjen e vet të paralizon në vend!
Shqiptarët në Zvicër duhet të kuptojnë se sa i keq, sa i ligë e sa hipokrit që është Shaqir Fetai! Kërkon që t’ia verifikojnë rrenën e rradhës dhe, edhe ata të pranojnë për diçka që tashmë i përket kohës së kaluar!
Gëzohen që Shaqir Fetai mori pjesë në përurimin e themelimit të KMSHZ! Thanë: “e cila është vizitë përurimi për themelimin e KMSHZ, e cila vjen pas bashkimit të DAGS (Unioni i Bashkësive Islame Shqiptare të Zvicrës) me Bashkësinë Islame në Zvicër”!
Lajmet e publikuara në shumë portale por edhe dokumentat e arkivuara në arkiviin e këtij Asociacioni i quajtur “Komuniteti mysliman shqiptar i Zvicrës”, flasin krejt diçka tjetër! Këto fakte janë shumë kokëforta dhe, dëshmojnë, madje që në titull të lajmit se “ME BASHKIMIN E UBISHZ DHE BISHZ THEMELOHET KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTTAR NË ZVICËR, lajm ky i publikuar gjithandej më 22 shtator të vitit 2020.
Më tej, rrena e radhës që e kërkon Shaqir Fetai qët’ia verifikojnë këta të KMSHZ-së është se, ai, në Zvicër ka shkuar për ta bërë përurimin e Xhamisë “Tulipan”! “Lajmi” thotë: “të shtunën më 12. 06. 2021 vizituan Xhaminë e Rajnahut, ku u bë përurimi i xhamisë së re Tulipan.”! Dhe: “Fillimisht Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti fjalimin përurues të hapjes të xhamisë.”
Ndërsa, lajmet e publikuara në portalet shqiptare në diasporë si dhe nëpër portale të ndryshme të vendeve etnike, thuhet se më 11 maj të vitit 2021, në prag të Fitër Bajramit, saktësisht në Natën e Kadrit, Xhamia “Tulipan” i hapi dyert e veta për të qenë në dispozicion të besimtarëve shqiptarë!
Meqë atëbotë, kur kanë ndodhur këto dy raste, nuk ka mundur të prezantojë Shaqir Fetai, atij tash i vie mundësia dhe data e përurimit të këtyre dy ngjarjeve duhet të ndërrohet dhe të përkojë me vizitën e udbashit Shaqir Fetai! Të dëshmohet pra, se ai, jo vetëm që ka ditur të zhvillojë aktivitete spiunimi kundër vëllezërve të vet, por, ka ditur që edhe të “përurojë” punë të mëdha fetare!
Dhe pastaj, mundohet t’i fusë në dalalet! Tipike përjepkje e një të djallëzuari! Shaqir Fetai ia del që të manipulojë dhe të shpëtojë pa therrë në këmbë! Ai, mërgimtarëve tanë u thotë: “juve u ka ra hise historike nga i Madhi Zot, që ju Evropës t’ia sillni vlerën e Islamit.”!
Kush “ju”! Këta ish-nxënës të Shaqir Fetait?! Këta “homologë” të kohës së Shaqi Fetait? Ju “si gjeneratë e Medresesë”! Për cilën vler të islamit flet Shaqir Fetai! A e di Shaqir Fetai se kur datojnë emigrimet masive të Shqiptarëve Myslimanë në shtetet e Evropës?
Shaqir Fetai nuk di asgjë! Prandaj dhe pallamudë atë që ia porosisin oficerët e shërbimeve sekrete të tipit të Stanko Dragoviqit.
Po si nuk iu kujtua Shaqir Fetait që të zhvillojë një aktivitet publik, për disa ditë me radhë, duke i ftuar të gjithë shqiptarët e Maqedonisë që të regjistrohen sa më masovikisht dhe mos të lejojnë që numri i të regjistruarve të bie në 10-15 në ditë! Është frikësuar se do të kontribuojë në debalansim etnik në Maqedoni, e kjo nuk i konvenon Shaqir Fetait sepse ai është mësuar që të ndjehet përjetë inferior, madje është stërvitur që edhe etnia të cilës i përket ai të ngelë përjetë inferiore karshi etnisë të cilës i shërben ky farë sektashi, i cili, të arrritur të dytë me radhë, pas tradhëtissë dhe komplotit kundër BFI-së, tash e ka përurimin e Medhhebit Hanefi, si “sekt”, përpjekje kjo që nuk i ka shkuar ndoresh madje shërbimeve që kanë kapacitete financiare e ushtarake ndër më të fuqishmet në botë. Vetëm Shaqir Fetait i shkon përdorësh të rrejë, të tradhëtojë, të ofendojë islamin dhe të “lulohet” me “mirënjohje” të kota, si ato nuset e hershme kur luloheshin me lule prej letrave vizëlluese, me xhingla-mingla, që ia ngjitnin në mjekër, në ballë, në çuka të faqeve dhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…