Ndërkombëtarët duhet të reagojnë dhe t’ia tërheqin vërejtjen Shaqir Fetait, i cili, pa dyshim që BFI-në e ka shndërruar në filiale partiake ndërsa vetë, me të gjitha organet e BFI-së është vënë në shërbim të fushatës së partive që e sollën në pushtet sa për ta zhvatur vakëfin. Shaqir Fetait nuk i intereson vakëfi, i intereson “mirëqenia” në kolltukun e të parit të BFI-së

Shkruan Masar Nuhiu

Shaqir Fetai paska “dekoruar” një anonimus partiak, i cili, sipas Sh. F. paska kontribut të jashtëzakonshëm në kthimin e pronave të BFI-së, respektivisht, të Myftinisë së Shkupit! A është i vetëdishëm Shaqir Fetai se çka flet? A aq naiv është ky farë “reis” duduku dhe mendon se mund t’i anashkalojë të gjithë faktorët relevantë, të gjitha proceset, të gjitha kontributet reale që u dhanë përgjatë këtyre dy decenieve për denacionalizimin e pronës së Vakëfit të BFI-së? Shaqir Fetai, në mënyë perfide mundohet që kontributin e një varg faktorësh t’ia atribuojë një personi të një subjekti politik, të cilit madje, nuk e njohin as vetë anëtaët e kryesisë së asaj partie! Nuk është me rëndësi kjo, e rëndësishme është që të nënvizohet se, “ky është kontribut” i personit që është funksionar partiak i BDI-së!
Pse kjo lojë e Shaqir Fetait në emër të kthimit të pronës që i përket BFI-së? Pse kjo fushatë kaq naive e Shaqir Fetait, pse tani, kur dihet se kthimi i këtyre pronave është një proces i cili pas vetes tërheq një kontribut të jashtëzakonshëm të ish-reisul ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepit! Ku është këtu kontributi i myftive paraprakë, i myftiut aktual? Secili referent përkatës pranë Myftinisë së Shkupit ka kontribut e angazhim më të madh se sa “i dekoruari” anonim i Shaqir Fetait! Mirënjohja nuk është dekoratë, kurse Shaqir Fetai e kupton këtë gjë por, ja që ia do b… që të tallet me njerëz, si gjithnjë, verbalisht të deklarojë se ka “dekoruar” kuadrin partiak dhe me këtë të gjitha meritat t’i shkojnë “partisë mëmë”!
Jo vetëm angazhimet dhe kotributet e pararëndësve, jo vetëm proceset dhe mbledhja e të gjitha fakteve që dokumentojnë të vërtetën e BFI-së, por edhe dokumente plotësuese arkivore dëshmojnë për angazhimin e faktorëve të ndryshëm, të cilët sollën deri në këtë moment që, prona të kthehet në BFI kurse Shaqir Fetai ta përjetojë këtë proces si servimin e kafesë që ia bën vjehrra nuses!
Në arkivin e Ministrisë së Kulturës, gjendet edhe ky dokument i arkivuar me numër 02-2364/1 të datës 19. 02. 2008, i nënshkruar nga ish-ministri shqiptar, Prof. Arifhikmet Xhemaili, i cili nënshkruan mendimin e kompetentëve lidhur me pronat e BFI-së, konkretisht: Kapan Hanin, Suli Hanin, Bezistenin dhe Allaxha Xhaminë, me kërkesë të Komisionit qeveritar për denacionalizimin e pronave të bashkësive fetare.

Dokumenti i nënshkruar nga ish-ministri shqiptar, Prof. Arifhikmet Xhemaili

Dokumenti i nënshkruar në fakt jep miratimin kompetent për t’u përgjigjur pozitivisht në kërkesën e BFI-së për denacionalizim të Vakëfit.
Ky është momenti kur ligjërisht futet në procedurë kthimi i këtyre pronave të BFI-së që shtrihen në territorin e Myftinisë së Shkupit. Nga ky moment janë mbajtur dhjetra seanca gjyqësore, është paguar sigurimi i dokumentave dhe grumbullimi i tyre, ka pasur persona që janë konfrontuar me gjykatës hilexhinjë e me subjekte tendenciozë që kanë pasur synim dëmtimin sa më të madh të Vakëfit, janë kërkuar dhjetra takime me subjektet qeveritare, janë shprehur dhjetra ankesa te faktori relevant ndërkombëtar prej të cilëve është kërkuar ndërhyrja për kthimin e pronës së nacionalizuar. Nëpër takime të tilla, në bisht të delegacioneve ka qenë edhe Shaqir Fetai, pra, ai i di shumë mirë kontributet e gjithësecilit! Prej nga atëherë ”dekoratë” një anonimusi partiak, një administratori, i cili, si të gjithë administratorët e tjerë, edhe ky ka kryer eventualisht ndonjë detyrë ditore institucionale. Hiç më shumë!
Prandaj, është mirë që Shaqir Fetai të heq dorë nga manipulimi, nga fushata partiake, të heq dorë nga cinizmi idiotik që e shpreh sa për të mohuar çdo proces para se të instalohet ai udbash në krye të BFI-së!
Shaqir Fetai, nëse jep “dekorata” për kthim të pronave, atëherë, çka duhet me i dhënë vetë Shaqir Fetait, humbësit të pronave të vakëfit, dëbimit të institucioneve bankare arabe që shprehin interesim për të ngritur vakëf në vlerë prej miliona eurove! Këtë gjest prej udbashi Shaqir Fetai nuk mund ta kamuflojë me “dekorime” të anonimusëve si dhe me përvetësim e personalizim të punës së një plejade të tërë teologësh që kanë kontribuar që denacionalizimi, sado minimal, të bëhet realitet!
A mund të na thotë në përqindje Shaqir Fetai, cili është kontributi i të “dekoruarit” partiak dhe cili është kontributi i Myftiut aktual? Cli është kontributi i referentve përkatës të Myftinië së Shkupit? Po kontributi i drejtorit të Sektorit të Vakëfit?
Meqë e ka për shpirt ”dekorimin” Shaqir Fetai, pse nuk i ndanë dekoratë Prof. Arifikmet Xhemailit, në kohën e të cilit, Ministria e tij i ndau BFI-së donacione në qindra mijëra euro! Për herë të parë kjo Ministri në kohën e z. Xhemailit u ndau ndihmë xhamive në ndërtim në vlerë prej mbi 100 mijë euro! Ky ministër i dha të gjitha pëqlimet, dha leje për kthimin e domosdoshëm të çdo prone të Vakëfit që deri atëherë llogaritej si “pronë e përbashkët”!
Cinizmi i Shaqir Fetait mund t’i bëjë dëm vetëm atij, ndërsa të tjerët do ta vështrojnë vetëm si një shpirt të mjerë, të zi, të poshtër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Skandaloze: Ç’mund të pritet prej një tradhëtari

Ali Ahmeti, që kur e amnistoi veten nga të kualifikuarit dhe të…

O Zot! Mjafton që po na mban Toka!

Shaqir Fetai ka vendosur që frustrimet e veta t’i shërojë me paratë…