Fjalori i Gjuhës Shqipe, fjalën cinik e shpjegon kështu: “(Njeriu) Që mban qëndrim përbuzës e tallës kundrejt normave të moralit të shoqërisë, dhe kundrejt çdo gjëje që është pranuar e që nderohet nga të tjerët; që shpreh cinizëm, mospërfillës, përbuzës, i vrazhdë e i pacipë. I këtillë është Shaqir Fetai. Ja se pse –

Nga Omer Ismaili

Nëse navigon në facebook-un e Shaqir Fetait, veç të tjerash, do të hasësh edhe në një fotografi me diçiturën: “U nderova me vizitën e z. Feti Isenit, Esnaf i Çarshisë, dhe nipit të tij, hoxhës së shquar, Dr. Abdulkerim ef. Iseni, profesor në SHMI “Medreseja Isa Beu”, që kishin ardhur për të na uruar përgjegjësinë e re.”

I pyeta disa miq e shokë që i kam në Shkup, si nga mesi i esnafit ashtu edhe nga mesi i hoxhallarëve, askush nuk i njihte. Kurrë nuk kishin dëgjuar për këta dy emra dhe, as që dihet se pse e kishin vizituar Shaqir Fetain!

Çarshia ësht e madhe, por, Medresja e vogël, për nga kuptimi familjar, që duhet të njihen të gjithë në mes vete! U gëzova që aty po ligjëruaka një doktor shkence. Fort më erdhi mirë, edhe pse nuk po dihet se i cilës shkencë është doktor “hoxha i shquar”, siç thotë Shaqir Feai!

Por, shtrohet pyetja se si sillet tetë muaj më vonë Shaqir Fetai me këtë “hoxhë të shquar”, me këtë doktor shkence dhe profesor i nderuar në Medresenë e Isa Beut?
Sjellja e Shaqir Fetait dëshmon se atij nuk i ha palla për shkencë, as për nxënësit e Medresesë, as për “hoxhallarët e shquar”! Shaqir Fetai e ka dert vetëm vetëveten dhe askë tjetër!

Në vend se ta avancojë doktorin në fjalë, në vend se ta punësojë në Fakultetin e Shkencave Islame, ai e rrëmben për vete, sepse ai mendon se në Medrese duhet të ligjërojë llumi i “profesorëve”, po ashtu edhe në FSHI! Doktor Abdulkerimi vendin e vet e ka në mesin e kolegëve në FSHI e jo të punësohet në rolin e sekretareshës!

Shaqir Fetai, këto ditë ngeli pa shef të kabinetit dhe, në kërkim e sipër, e paska gjetur këtë doktor shkence! A nuk është ky cinizëm i llojit të vet. A nuk di ta prodhojë këtë cinizëm vetëm ciniku Shaqir Fetai, i cili, me shumë ëndje ka qejf të tallet dhe të përbuzë personalitete, auroritete me intgritet të plotë, sepse, ky është roli i fuksave!

Medresja ka ngelur pa një doktor shkence, sepse Shaqir Fetai ka mbajtur llogari që kabineti i tij të jetë me një shef doktor! Po a e di Shaqir Fetai se çka do të thotë “shef kabineti”! Në fakt, cili është koncepti i Shaqir Fetait për “shefin e kabinetit”! E ftoj publikisht që të dalë e të më shpjegoj se, në pikëpamjet e tij, cili është roli i shefit të kabintit, çka parasheh për të sistematizimi i punës, cilët janë detyrat, obligimet, kompetencat e shefit të kabinetit. Apo, Shaqir Fetai mendon se, shef i kabinetit do të thotë “sekretareshë” që mbanë llogari për lidhjet telefonike!

A nuk është cinizëm i paskrupullt ky i Shqir Fetait? Shaqir Fetai, puçisti dhe komplotisti, injoranti e i dobëti, të angazhojë për shef të kabinetit të tij person që ka titullin e doktorit të shkencës?!

Shaqir Fetai, me pas qenë vetëm pak shpirtmirë, edhe nëse ka pasur interveime partiake, nuk do të duhej të pranonte që për shef të vetin të ketë një doktor shkence, sepse ky e ka vendin në institucionin ku bëhet shkencë, në vatrat mësimore, t’i mësojë nxënësit dhe studentët, e jo të drejtojë qime arabi me Shaqir Fetain cinik e injorant.

Me cinizëm nuk përfitohe asgjë, përveçse urrejtja e shoqërisë!  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…