Cinizmi i injorantit

Tërë aktiviteti i vakët, amator dhe i dëmshëm i Shaqir Fetait zhvillohet nën moton “Plaka krihet, katundi digjet”! Me rëndësi të krihet e të pispilloset Shaqir Fetai! Flaka i daltë gjithëkujt

Nga Mahir Rexhepi

Ditën që kryetarit të Vrapçishtit dioqeza Gostivar-Tetovë do t’i kërkojë që në kuadër të ligjit (!) të zgjidhet problemi i Kishës së Gallatës, Shaqir Fetai, instalacioni i shpifur i shërbimeve të huaja në krye të BFI-së, paska organizuar mbledhje të “rijasetit” të vet! Opinionit mysliman të vendit do t’i interesonte një prononcim i Shaqir Fetait lidhur me këtë provokim të disa qytetarëve të manipuluar që provokojnë rrënimin e bashkëjetesës ndërfetare të ngritur me decenie në këtë vend; opinionit mysliman të vendit do t’i interesonte prononcimi i Shaqir Fetait, si kërkesë e Rijasetit të BFI-së që, urgjentisht, sa më shpejt, të zgjidhet në kuadër të ligjit edhe problemi i Xhamisë së Prilepit të djegur nga huliganët e këtij qyteti gjatë vitit 2001.

Kur aleti llogarit veten “faktor”

1.
Këto probleme Shaqir Fetai i anashkalon, i injoron tërësisht dhe, na rrëfen përralla horor mbi rregullimin e raporteve në mes të BFI dhe botës islame. Natyrisht, ky raport kurrë nuk ka qenë më katastrofal se aktualisht, sepse, Bota fetare Islame qysh gjatë shpalljes së Kuranit Famëlartë ka dëshmuar se me tradhëtarë, me spiunë, me munafikë e me intrigantë (si soji i Shaqir Fetait) nuk ka bashkëpunim!
Këto raporte na qenkan rregulluar meqë kohëve të fundit, Shaqir Fetain e paskan thirrur në dy-tri konferenca islamike në dy-tri vende myslimane! Pjesëmarrësi në konferencë gjithnjë është alet i konferencës, dhe asnjëherë konferenca nuk bëhet alet i pjesëmarrësit, ndaj, për çfarë ndreqje raportesh flet çilimiu Fetai? Organizatori fton sa më shumë pjesëmarrës për ta bërë eventin të duket “madhështor” dhe, asnjëherë organizatori nuk organizon konferenca që pjesëmarrësit të duken “madhështor” me bindjen se po rregullohen raportet! Raportet bilaterale e multilaterare rregullohen ndryshe, përtej pjesëmarrjes nëpër konferenca ku u nënshtrohesh axhendave të huaja! Ky nënshtrim i Shaqir Fetait na e paska bërë BFI-në faktor kryesor në rajon! Çfare faktori? Faktor shpiunazhi? Faktor përçarjeje? Faktor njollosjeje të fesë? Faktor degradimi të organizimit institucional? Aty ku ka prekur Shaqir Fetai aty shkatërrimi ka qenë i garantuar, sepse, shkatërrimi, devalvimi dhe manipulimi është çështje gjenetike e Shaqir Fetait.

2.
Një muaj pasi ministria e arsimit ia bëri të qartë Shaqir Fetait se Medresja si shkollë profesionale nuk mund të akreditohet, Shaqir Fetai e hap këtë “debat” duke na e bërë të qartë se tashmë është dërguar edhe programi mësimor i cili asgjë nuk ka të përbashkët me shkollën e mesme profesionale “Medresja Isa Beu”, por me gjimnazin privat “Medresja Isa Beu” (i cili mund të akreditohet por jo si medrese), në të cilin as që bëhet fjalë se do të mund të prodhohen kuadro profesionalë për nevojat e BFI-së. Shaqir Fetai mbase do t’ju thotë “hoxhollarë”, por në fakt do të jenë, thjesht, gjimnazistë të një gjimnazi privat që mbanë emrin e një medreseje të dikurshme!

3.
Budallakia e avdallit nuk ka skaj! Shaqir Fetai na informon se paska zgjedhur “përgjegjës të jetës fetare në diasporë”! Ky edhe nuk di, edhe rrenë edhe gjithnjë insiston në trashjen e gënjeshtrës! Diaspora jetën fetare e rregullon sipas ligjeve të vendit ku jeton dhe ku vepron dhe, për veprimin në kuadër të këtyre ligjeve janë të angazhuar hoxhallarët të cilët u nënshtrohen ligjeve të vendit dhe jo edhe “përgjegjësit për jetë fetare” nga Maqedonia e Veriut të zgjedhur prej Shaqir Fetait! Por, ja që ky, përmes fjalive të këtilla prej mynafiku dëshiron ta gënjejë opinionin se ky është përgjegjës i jetës fetare edhe në Angli, në Zvicër, në Gjermani, në Austri, Itali, Francë, Belgjikë, Danimarkë, Suedi…

Shqipja nën trysninë e logjikës serbe

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe duhet të nisë e të zbatojë ligjin duke ia tërhequr vërejtjen publike Shaqir Fetait që të mos tallet edhe më tej me gjuhën shqipe. Vetëm një duduk, një injorant, apo edhe një albanofob, mund t’i lejojë vetes të tallet me gjuhën shqipe, duke përdorur një sintaksë të denjë vetëm për cinikët!
Paraqitjet publike të Shaqir Fetait janë të një “fytyre publike”, prandaj, sidomos kjo “fytyrë” duhet të ketë kujdes se çfarë shkruan, si e përdorë logjikën serbe gjatë komunikimit në shqip dhe si e bastardon gjuhën shqipe, duke mos mbajtur llogari se edhe mund ta poshtrojë, ta fyejë, ta shajë, apo ta tallë dikë!
Shaqir Fetai na informon: “Reisul Ulema inauguroi hafizen…”! E inauguroi hafizen? Kjo hafize a na ishte ndonjë objekt, të cilës ia preu shiritin dhe ky pastaj u fut brenda! Inaugurohet objekti o Shaqir ciniku dhe jo edhe hafizja, e cila ka qëlluar e familjes së ndershme dhe të devotshme, sepse, ndryshe, të ishte ndonjë familje tjetër, për këtë sharje të poshtër do të të thyeshin brinjtë e barkut! Personi që merr titullin hafëz, hafëze, nuk inagurohet por PËRGËZOHET! Komisioni përkatës e shpalli hafëz/e, kurse Reisul Ulema e përgëzoi për arritjen e këtij titulli të lart fetar. Mori pjesë në ceremoninë e shpalljes hafëz, duke e përgëzuar…
Mbase nuk ia kap truri Shaqir Fetait, sepse kjo sinaksë nuk përputhet me logjikën serbçe në të menduarit e tij para se të flasë apo të shkruaj! Mbase edhe e ka “EMANET” nga ndonjë Stojkoviq (ai kurrë nuk thotë AMANET, në shqip, sepse kjo tingëllon më bukur, ndërsa e bukura e trishton Shaqir Fetain)!

Një “ndejë e këndshme” e fotografuar trishtueshëm

Shaqir Fetai duke e institucionalizuar tashmë korrupsionin si dhe konfliktin e interesit në BFI, nuk e ka për dert nëse del edhe me një titull të këtillë “NJĒ NDEJË E KËNDSHME TE FAMILJA E HOXHË AZIZ IDRIZI ME RASTIN E REGJISTRIMIT TË NIPIT SUFJANIT NË MEDRESENË ISA BEU – E TRETA GJENERATË E FAMIJES”, të cilin titull e ilustron me pesë fotografi të cilat, në asnjë moment nuk flasin për një “ndejë të këndshme” por për pozim para aparatit me qëllim që ta diskreditojë të riun i cili me plotë dinjitet dhe me meritë ia ka dalur të regjistrohet në gjimnazin privat “Medresja Isa Beu”! Fatkeqësisht, është në dorën e Shaqir Fetait, si “reis” i dhunshëm, kush mund të regjistrohet e kush mund të refuzohet! Pjesëmarrja e “drejtuesit” në një familje të cilës ia ka regjistruar një femijë në shkollë flet, ose për korrupsion, ose për konflikt interesi. Një mysafirllëk i tillë e dëmton, e lëndon përjetësisht një të ri, për më tepër që ky i ri nuk e kupton akoma se kush qenka bërë sebep që ai të pranohet në gjimnazin privat “Medresja Isa Beu”! Shaqir Fetai mund të shkojë në secilën familje shqiptare që ia hap derën e shtëpisë dhe, motivi i këtyre qëndrimeve nëpër shtëpi myslimanësh nuk guxon të devalvohet duke nxjerrë në pah “mirësitë”, apo “ndihmat” e “reisul ulemasë”, si në rastin konkret! Dhe, nëse një prind ngazëllehet nga fakti që ia ka dalur që fëmijën ta regjistrojë në “Isa Beu” dhe, për këtë arsye, fton hoxhallarë, profesorë, drejtora e “hamama të hyrës” në një ndejë miqësore, kjo në asnjë mënyrë nuk guxon të publikohet, sepse, i bën dëm “prijetarëve”! Po cila është nevoja e Shaqir Fetait për ta publikuar një ndejë të tillë nëse jo “nijeti i djallëzuar” i tij për ta dëmtuar dhe lënduar të riun që me meritë ia ka dalur të regjistrohet në gjimnazin privat “Medresja Isa Beu”!
Djallëzia e Shaqir Fetait assesi të sofistikohet, ajo gjithnjë na del transparente. Ky është edhe qëllimi i çdo ciniku, si puna e Shaqir Fetait.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *