Është shumë e rrallë për hakerët të cilët veprojnë në botën digjitale, të shkaktojnë dëme në botën fizike.

Por një sulm kibernetik ndaj një fabrike çeliku në Iran para dy javësh po shihet si një moment shqetësues dhe i rëndësishëm.

Një grup i hakerëve i quajtur Predatory Sparrow thanë se ata qëndrojnë prapa sulmit, për të cilin thuhet se shkaktoi një zjarr të madh, dhe ishin ata që publikuan një video për të vërtetuar storien e tyre.

Video tregon pamjet e kamerave të sigurimit nga incidenti, duke shfaqur punëtorët duke u larguar nga një pjesë e fabrikës para se një makineri të fillonte të lëshonte çelik të shkrirë dhe zjarr.

Ajo përfundon me pamjet ku disa njerëz hedhin ujë me zorrë në përpjekje për të ndalur zjarrin, raporton BBC.

Në një tjetër video e cila u shfaq në internet, personeli i fabrikës mund të dëgjohet duke thirrur zjarrfikësit dhe duke përshkruar dëmet e bëra në pajisje.

Predatory Sparrow, të cilët njihen edhe me emrin e tyre në gjuhën persiane “Gonjeshke Darande” thanë se ky është një nga tre sulmet e kryera ndaj fabrikave të çelikut në Iran në ditën e 27 qershorit, si kundërpërgjigje e “agresionit” të kryer nga Republika Islamike.

Grupi gjithashtu ka filluar të shpërndajë të dhëna të shumta, të cilat ata pretendojnë se i kanë vjedhur nga këto kompani, duke përfshirë këtu edhe e-mail-et konfidenciale.

Në faqen e tyre në Telegram, Predatory Sparrow shkroi: “Këto kompani janë subjekt i sanksioneve ndërkombëtare dhe ata vazhdojnë punët pa marrë parasysh kufizimet ndaj tyre. Këto sulme kibernetike, po kryhen me kujdes në mënyrë të mbrojtjes së jetëve të pafajshme”.

Fjalia e fundit në deklaratën e tyre duket se ka marrë vëmendjen e botës së sigurisë kibernetike.

Është e qartë se hakerët e dinin se potencialisht po vendosnin në rrezik jetët e punëtorëve, por që shihet se ata po mundoheshin që të siguroheshin që dyshemeja e fabrikës të ishte e zbrazët para se ta kryejnë sulmin e tyre – dhe ata ishin po aq të etur për t’u treguar të tjerëve se sa të kujdesshëm po tregoheshin. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Koronavirusi e prek edhe qytetin e Gostivarit

Ka arritur në 43 numri i të pekurve nga virusi korona. Rasti…

Zhvillimet në BFI, Osmani: Vendimi i gjykatës ishte skandaloz dhe i turpshëm (VIDEO)

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, e ka quajtur skandaloz dhe…

Phillips: Asociacioni është i tepërt, serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David…

​Von der Layen: BE-ja duhet të përgatitet për variantin e ri Omicron

Omicron, i cili u zbulua për herë të parë në Afrikën e…

“Të hyjë SHBA për zgjidhjen e tensioneve Kosovë-Serbi”, ligjvënësit thirrje Bidenit!

Grupi i Çështjeve shqiptare në Kongresin amerikan i bëri thirrje Presidentit Joe…