Nisja e udhëtimeve ndërkombëtarë pa probleme është mbase treguesi më i mirë nëse jemi kthyer vërtet në ndonjë formë të normalitetit.

Numri i fluturimeve ndërkombëtare për turizëm ra me 74 për qind në vitin 2020 krahasuar me 2019.

Deri më tani, 3.7 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë në të gjithë botën. Por, jo të gjitha vaksinat janë njësoj të vlefshme kur kaloni kufirin mes shteteve, transmeton Telegrafi.

Sipas VisaGuide.World, vaksina më e pranuar në të gjithë botën, për sa i përket kalimit të kufirit, është ajo e AstraZeneca, e cila është aprovuar nga 119 vende, përfshirë Organizatën e Botërore të Shëndetësisë.

Pas AstraZeneca vjen Pfizer-BioNTech, e cila është aprovuar nga pothuajse 90 vende, e ndjekur nga Sputnik V (i njohur nga më shumë se 60 vende). Pas kësaj vijnë Moderna dhe “Johnson&Johnson”.

Nga ana tjetër, CanSinoBio kineze është njohur nga vetëm disa shtete. Në faqen VisaGuide, ju mund të kontrolloni se cilat vende e njohin vaksinën që keni marrë.

Vendosni vaksinën në rreshtin e parë dhe destinacionin e dëshiruar në të dytën, pas së cilës do të merrni informacionin e kërkuar. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…