Për herë të dytë në histori, Chelsea është në majën e futbollit europian. “Blutë e Londrës” janë kampionët e europës pasi fituan në finalen e Champions League 1-0 ndaj Man. City. Goli deçiziv u shënua nga Kai Havertz në 41’ por sfida ishte një luftë e vërtetë.

Një ndeshje e denjë për një finale të Champions League dhe ishte Man. City që e nisi më mirë betejën me dy raste të Sterling ndërsa iu përgjigj Chelsea me Werner dhe në të gjitha rastet ishin lojtarët të pasaktë. Skuadra e Guardiolës ruan epërsinë e qarkullimit por mbrohet shumë mirë skuadra e Tuchel që në fakt humbet një lojtar të rëndësishëm si Thiago Silva për probleme fizike në minutën e 39’. Një goditje për Chelsean që në fakt arrin të gjejë dhe avantazhin pak para fundit të pjesës së parë me Kai Havertz. Pas një pasimi nga e majta, gjermani del i vetëm para Ederson të cilin e shmang, topi devijohet por sërish në këmbët e lojtarit që realizon avantazhin. Është minuta e 42’ dhe për Citizens është goditje e rëndë.

Me fillimin e pjesës së dytë skuadrat duken të kujdesshme me Chelsean që tenton me topa të gjatë ndërsa City bën lojën. Ndërkohë në 60’, kampionët e Anglisë marrin një tjetër goditje pasi De Bruyne, një ndër më të mirët e ndeshjes lë takimin për probleme fizike dhe në vend të tij futet Gabriel Jesus. Menjëherë në 62’, City kërkon një penallti për prekje të topit me dorë por Lahoz bën shenjë që topi preku trupin e më pas dorën.

Rritet presioni i skuadrës së Guardiolës ndërkohë që Tuchel heq një Werner të përgjumur dhe fut Pulisiç i cili në 72’ ka shansin e golit të nokautit ku pas një pasimi nga Kante pothuajse vetëm përballë Ederson gjuan jashtë kuadradit.

Guardiola luan edhe kartën Aguero 10 minuta nga fundi por Chelsea me meritë mbrohet shumë mirë dhe në fund shpallen kampionë të Europës duke arritur titullin e dytë në histori pas atij të sezonit 2012 ku mposhti Bayernin me penallti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nuk e goditi kundërshtarin në këmbën e lënduar: Rrëfimi për Mohamed Ali Rashwan, xhudistin që e ‘fali’ medaljen e artë olimpike

Së fundmi një video e shpërndarë me të madhe në internet ka…

Borussia Dortmundi e mposhti Bayern Munichun (VIDEO)

Dortmundi i është hakmarrë Bayern Munichut për sezonin e kaluar të Bundesligës,…

Florian Marku – Godor, meçi mbyllet menjëherë pas rundit të dytë (VIDEO)

Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor, të…

Khabib Nurmagomedov para perballjes me Dustin Poirer (VIDEO)

Përballja mes Nurmagomedov dhe Poirer do të zhvillohet me 07 shtator në…

Gjasat e Messit dhe Van Dijkut për ta fituar Topin e Artë

ESPN raporton se pas fitores së Holandës në gjysmëfinale të Ligës së…