Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje të tjera në token turke, ku në fakt do të jetë një kamp i organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën me lojtarët e ftuar, ku shumica nga ta do të jenë nga kampionati kosovar, por ka edhe të tjerë që luajnë në kampionate tjera evropiane.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina ka katër futbollistë, ku befasia padyshim është ftesa për futbollistin nga Shqipëria, Gledi Mici që luan te Prishtina.

Në listë janë nga Prishtina edhe Endrit Krasniqi, Lumbardh Dellova e Leonit Abazi.

Nga Ballkan i janë ftuar pesë futbollistë, ku në listë janë Bajram Jashanica, Blend Baftiu, Mirlind Daku, Arbër Hoxha dhe Armend Thaqi.

Nga Challange League e Zvicrës janë ftuar Donat Rudhani e Liridon Balaj që luajnë te Arau, derisa është rikthyer në Përfaqësuese edhe Eroll Zejnullahu që aktivizohet në kampionatin sllovak me NK Nitran.

Florian Loshaj që aktivizohet te KS Cravocia, derisa nga Liga e Parë e Turqisë janë ftuar David Domgjoni e Arb Manaj, derisa nga Superliga turke Jetmir Topalli. 

Lista e plotë:

Portierë: Visar Bekaj, Betim Halimi

Mbrojtës: Armend Thaqi, Destan Bajselmani, David Domgjoni, Lumbardh Dellova, Bajram Jashanica, Jetmir Haliti, Gledi Mici.

Mesfushorë: Donat Rudhani, Rron Broja, Eroll Zejnullahu, Endrit Krasniqi, Muharrem Jashari, Florian Loshaj, Blend Baftiu.

Sulmues: Jetmir Topalli, Liridon Balaj, Arbër Hoxha, Leonit Abazi, Mirlind Daku, Arb Manaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nuk e goditi kundërshtarin në këmbën e lënduar: Rrëfimi për Mohamed Ali Rashwan, xhudistin që e ‘fali’ medaljen e artë olimpike

Së fundmi një video e shpërndarë me të madhe në internet ka…

Borussia Dortmundi e mposhti Bayern Munichun (VIDEO)

Dortmundi i është hakmarrë Bayern Munichut për sezonin e kaluar të Bundesligës,…

Florian Marku – Godor, meçi mbyllet menjëherë pas rundit të dytë (VIDEO)

Florian Marku ka fituar meçin kundër boksierit nga Sllovakia, Ivan Godor, të…

Gjasat e Messit dhe Van Dijkut për ta fituar Topin e Artë

ESPN raporton se pas fitores së Holandës në gjysmëfinale të Ligës së…

Khabib Nurmagomedov para perballjes me Dustin Poirer (VIDEO)

Përballja mes Nurmagomedov dhe Poirer do të zhvillohet me 07 shtator në…