Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, është duke shkëlqyer në La Liga, te skuadra e Mallorcas, pas transferimit nga Lazio, në afatin kalimtar të janarit.
Muriqi që kur u transferua ka qenë startues i padiskutueshëm te skuadra spanjolle.
Kosovari përveç që ka luajtur gjithmonë, ka kontribuar edhe me gola dhe asiste, mbi të gjitha me paraqitje fantastike.
Për këto paraqitje, La Liga i ka kushtuar një postim të veçantë duke e lavdëruar.
“Vedat Muriqi në La Liga, tri ndeshje, dy gola dhe një asist. Çfarë transferimi, Mallorca”, ka shkruajtur në Twitter La Liga. /Klankosova.tv/