Emmanuel Macron ka hequr një pengesë të madhe për t’u rizgjedhur president i Francës duke fituar debatin kundër kandidates së krahut të djathtë, Marine Le Pen.

Kështu thonë sondazhet e fundit, ku shumica e shikuesve besojnë se Macron ishte fituesi i debatit, megjithëse ai ende konsiderohet arrogant.

Megjithëse Le Pen dukej më e qetë në duelin televiziv se sa në atë të 2017-s, ai shkoi në ofensivë totale për shkak të lidhjeve të asaj me udhëheqësin rus, politikën e Bashkimit Evropian dhe politikat ekonomike.

Përafërsisht 59 për qind e shikuesve besojnë se Macron ishte më bindës në një debat të mbajtur katër ditë para zgjedhjeve të së dielës.

Nga kjo rrjedh se një përballje gati tre orëshe nuk do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve pasi Macron gëzon lidership në të gjitha sondazhet.

Megjithëse,  ai gëzon një avantazh përtej gabimit statistikor, fakti që 3 nga 10 votues nuk kanë ndërmend të votojnë ose nuk kanë vendosur ende se për kë do të votojnë, befasi e zgjedhjeve nuk mund të fshihet.

Ndërmjet 72 dhe 74 për qind e votuesve pritet të shkojnë në qendrat e votimit, pjesëmarrja më e ulët që nga raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të vitit 1969.

Sipas një sondazhi të Ipsos-Sopra Steria Poll për France Info dhe Le Parisien, i kryer në një kampion prej 1600 votuesish, Macron duhet të mposht Le Penin me 57 për qind të votave dhe rreth 73.5 për qind e votuesve pritet të shkojnë në votime në raundin e dytë.

Kujtojmë se në zgjedhjet e para pesë vjetëve, Macron mori 66.1 për qind të votave dhe Le Pen vetëm 33.9 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kreu i Unionit të Gazetarëve të Ukrainës falënderon Kurtin për mbështetjen për ta

Këtë të diel ka mbërritur në Kosovë gazetarja e parë ukrainase, Lyudmila…

Ukraina nis trajnimin e civilëve në rast konflikti me Rusinë

Ukraina ka përgatitur lëvizje të reja për shkak të tensioneve në rritje…

Merkel uron Olaf Scholz për fitoren në zgjedhje

Angela Merkel ka uruar personalisht kreun e Partisë Social Demokrate, Olaf Scholz,…

Shkundet Greqia

Lëkundje të forta të tokës janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune…

Protestuesit e zemëruar përleshen me policinë në Britani

Qindra protestues të zemëruar u përlplasën këtë të shtunë me policinë britanike.…