Policia kufitare në Maqedoninë e Veriut ka ndaluar një bullgar që po tentonte të hynte në vend, shkruan BTV-ja bullgare, përcjell TV21. Sipas tyre, ai aktualisht ndodhet në pikën kufitare Gjueshevë (në anën e Maqedonisë së Veriut “Deve Bair”).

“Për gjashtë orë, deri në orën 02:30 më kanë mbajtur në pikën kufitare dhe nuk më kanë lejuar të hyj në Maqedoninë e Veriut. Më kanë marrë letërnjoftimin. Më dhanë një dokument ku thuhet se jam kërcënim për sigurinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe nuk më lejuan të hyja”, tha presidenti i Fondacionit Maqedonia, Viktor Stojanov.

Ai sqaron se mbrëmë është nisur për në Shkup sepse sot Fondacioni Maqedonia ka një ngjarje mbi varrin e Goce Dellçevit, gjegjësisht për nder të 119 vjetorit të vdekja së Dellçevit.

Sipas Stojanov, kjo është formë e rëndë provokimi nga Maqedonia e Veriut drejt Bullgarisë. Ai shtoi se do të kërkojë të drejtat e tij në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe se tashmë ka dërguar sinjal deri tek Ministria e Jashtme bullgare.

“Nga ata janë marrë broshura për Goce Dellçevin me një protokoll, me fytyrën e tij me citatin “Çfarë të bëjmë kur jemi bullgarë?” Shihet se ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare të Maqedonisë së Veriut. Me këtë sjellje Maqedonia e Veriut ia mbyll dyert BE-së dhe tregon qartë se nuk është shtet demokratik dhe ligjor”, tha kryetari i Fondacionit Maqedoni.

https://vid.btv.bg/btvnews/2022/05/04/macedonia_1651645369-1.mp4?_=1

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

India dhe Pakistani në prag të luftës

Pakistani dhe India shpesh shkëmbejnë zjarr në rajon, por tensionet janë rritur…

Remenski: Nuk ndihem fajtore

Deputetja Frosina Remenski tha se nuk ndjehet fajtore për pretendimet nga hetimi…

Bildt: Nëse nuk integrohet Ballkani Perëndimor në BE, “non-papers” dalin në tryezë

Diplomatët evropianë Miroslav Lajçak dhe Carl Bildt thanë se vonesat e BE-së…

SHBA përgatit daljen nga Marrëveshja e Parisit për klimën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të fillojnë zyrtarisht procesin për daljen…