Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha për Rusinë se është duke kryer një gjenocid në Ukrainë.

Ai kishte qenë në një ngjarje në Iowa, ku bëri një deklaratë për gjenocidin gjatë një fjalimi për çmimet e karburantit, përcjell Telegrafi.

Dhe ai u pyet për këtë koment pak më vonë teksa hipi në Air Force One.

Ja çfarë tha ai:

“Po, e quajta gjenocid… Dhe numri i provave po shtohet. Është ndryshe nga ajo që ishte javën e kaluar”.

“Më shumë prova po dalin nga aty – për gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë. Dhe ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë për shkatërrimin”.

“Dhe ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet apo jo (si gjenocid), por sigurisht që kështu më duket mua”.

Ndryshe, gjenocidi kuptohet nga shumica si krimi më i rëndë kundër njerëzimit – një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nënshkruhet MARRËVESHJA “Kosovë-Serbi” në praninë e Donald Trump!

Është nënshkruar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në praninë e…

Radikalizohen serbët në Mal të Zi, sulmojnë policinë

Janë radikalizuar serbët në Nikshiq, duke protestuar kundër miratimit të një ligjit…

Tërmet në Shqipëri

Mbrëmë ka ndodhur një tërmet në Shqipëri. Sipas faqes emsc-csem.org, lëkundjet janë…

Prag katastrofe, fundoset anija me kimikate

Ashtu sikurse ishte parashikuar anija në brigjet perëndimore të Sri Lankës është…

Ambasadori i ShBA-së në Beograd: Rusia s’e mbron askënd përveç Putinit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Chritopher Hill, ka…