Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi se javën e ardhshme do të bëhen të ditura hapat që eventualisht do të ndërmerren lidhur me regjistrimin e shoqatës së qytetarëve “Vanço Mihajllov” në vend dhe për hapjen e qendrës kulturore nën këtë emër. Kovaçevski tha se do të shqyrtohen të gjitha aspektet e kësaj çështje, pas çka do të merret vendim për hapat e mëtutjeshëm.
Sipas tij, ngjarja e hapjes së kësaj qendre të shtunën nuk paraqet, siç theksoi, asgjë më tepër se një provokim, sepse i zgjon shpirtrat e së kaluarës, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për personalitet që ka qenë bashkëpunëtor edhe i Gjermanisë së Hitlerit dhe i Italisë së Musolinit, por edhe i NDH së Ante Paveliqit.
“Me këtë fare ky person nuk mund të jetë urë për të ardhmen e miqësisë mes dy kombeve dhe si urë për rrugën evropiane të vendit. Kjo ngjarje është vetëm një provokim, që na shpie në përmirësimin e marrëdhënieve dhe finalizimin e një dialogu të suksesshëm duke arritur një marrëveshje që do të nënkuptojë hapje të shpejtë të negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së”, tha kryeministri.
Kovaçevski konsideron se duhet të ndërtojmë ura miqësie me vendet fqinje, duhet të shikojmë drejt të ardhmes.
Излечете ги проблемите со простатата и подобрете ја ерекцијата за два дена!
Me Bullgarinë, theksoi kryeministri, zgjidhja duhet kërkuar dhe e bazuar në vlerat evropiane, duke ruajtur dinjitetin e qytetarëve të të dy vendeve, respektin e tyre reciprok, por edhe respektin ndërmjet politikanëve dhe të gjitha institucioneve edhe në Republikën e Bullgarisë edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.