Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çiftet çerekfinale dhe gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.

Edicioni 2022/23 i Ligës së Kampionëve po vjen drejt fundit pasi tashmë ka vetëm edhe tetë skuadra që synojnë trofeun e më të mirit në Evropë.

Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City, Chelsea, Inter, Milan, Napoli dhe Benfica janë tetë klubet që u shortuan mes vete.

Përballja më interesante apo më e fortë në çerekfinale është padyshim ajo në mes të Manchester Cityt dhe Bayern Munichut, por e përballje e fortë do të jetë edhe ajo mes Real Madrid dhe Chelseat.

Takime interesante pritet të jenë edhe ato në mes të Interit dhe Benficas, si dhe dy skuadrave italiane, Milanit dhe Napolit.

Në gjysmëfinale do të takohen fituesi i përballjes Inter-Benfica me Milan-Napoli, si dhe fituesit e Man City-Bayern me Real Madrid-Chelsea.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet më 11 dhe 12 prill, teksa ato të kthimit një javë me vonë, përkatësisht me 18 dhe 19 prill.

Gjysmëfinalet janë paraparë të zhvillohen më 9 dhe 10 maj ndeshjet e para dhe ato të kthimit me 16 dhe 17 maj.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll të Turqisë.

Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve 

Real Madrid – Chelsea 

Inter – Benfica 

Man City – Bayern Munich

Milan – Napoli 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Bilbao befasoi Barcelonën (VIDEO)

Bilbao ka arritur të mposhtë në rezultatin minimal 1-0 Barcelonën. Një ndeshje…

Nora Gjakova në finale, ia siguron Kosovës edhe një medalje

Xhudistja kosovare Nora Gjakova ka kaluar në finalen e xhudos në Lojërat…

Akil Gjakova i jashtëzakonshëm, kalon në finalen e Lisbonës

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arriti në gjysmëfinale të…

Renditja e re e FIFA-s – Kosova ngritët pesë pozita, Shqipëria bie tri vende

FIFA ka publikuar ranglistën për ekipet kombëtare, ku Kosova ka pasur ndrysim…

Kosovë – Greqi: Vlera e dy skuadrave para përballjes në “Fadil Vokrri” – diferencë e ngushtë

Kosova do të zhvillojë takimin e dytë në Ligën e Kombeve, pas…