Midis nesh

Përgatitja e antologjive poetike është bërë një çështje shumë e thjeshtë, mbase do të thoshim si të luash me një lodër fëmijësh.
Natyrisht, realizimi i një projekti të tillë është e drejtë e secilit, pavarësisht faktit se ndërmarrjet e tilla, po që se analizohen mirë e mirë, rezultojnë me fragmentarizmin e letërsisë shqiptare.
Jo një herë është thënë se bërja e një antologjie kërkon një analizë të thellë të gjithë asaj që i paraprin idesë së realizimit të një projekti të tillë dhe, mbi të gjitha, përjashtimin (nëse është e mundur) e subjektivizmit të atij që merr guximin për ta sjellë në jetë një antologji të kompletuar, që në rrethanat tona, shqiptare, vështirë se është e mundur.
Paralajmërimi për daljen e “Antologjisë së poezisë strugane” është çështje që i ngjan thikës me dy tehe, që hap shtegun për të krijuar “efektin domino”.
Çka nëse çdo qytet bëhet me antologji të vet: bie fjala Antologjia e poezisë tetovare, kumanovare, gjakovare, pejane, prizrenase, vlonjate, korçare, elbasanase, preshevare, ulqinake e kështu me radhe. Mbase, në këtë mënyrë, kur jemi te Struga, mund të bëhet edhe një “Antologji e poezisë veleshtare”(Veleshta, një fshat i madh në rajonin e Strugës, nga i cili kanë dalë shumë intelektualë, por edhe letrarë). Gjithsesi te ata që mendojnë me një logjikë të shëndoshë. nuk do të linte shije të mirë.
Duhet të përpilohet vetëm një antologji: ajo e poezisë shqipe dhe këtu mbyllet gjithçka. Nuk do të ishte aspak e pëlqyeshme as që të mblidhen së bashku, në një libër, të gjithë poetët e Maqedonisë së Veriut, siç nuk është mirë të mblidhen bashkë, në një libër as poetët e Kosovës ose ata të Shqipërisë. Në një libër duhet të mblidhen poetët më të mirë shqiptarë të të gjitha hapësirave ku jetojnë ata.
Nuk fitojmë gjë nga projektet që copëzojnë indin shqiptar, përkundrazi vetëm krijojmë paqartësi dhe absurditete që mbajnë siglën – shqiptare. /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kritere maqedonase për botime shqiptare!?

Midis nesh Reagimet më të theksuara të shqiptarëve, sapo të publikohet Programi…

SHBA/ Një i vdekur, 3 të plagosur teksa shoferi mësyn protestuesit me makinë në Minneapolis

Në imazhe shihet zona e rrethuar ku një grua u vra dhe…

Një teatër profesional për aktorët shqiptarë

Letër nga Kumanova Zona e Kumanovës gjithnjë është vlerësuar si “djep” i…