Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse”, tha ai, por pa dhënë më shumë hollësi rreth natyrës së kërcënimit.

Policia në një komunikatë për media thekson se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa njofton se Njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

Policia e Kosovës megjithatë thotë se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale.

Për ekspertin e sigurisë Drizan Shala, çdo kërcënim që bëhet ndaj zyrtarëve shtetërorë, edhe nëse bëhet në formë shakaje, duhet të merret seriozisht.

“Çdo kërcënim që vjen në adresë të bartësve institucional duhet të merret seriozisht. Në ketë rast duhet të merren masa shtesë për të mbrojtur personin publik, pavarësisht se nga cila parti vjen”, deklaroi për RTV Dukagjinin Drizan Shala.

Lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Gjermania e Franca në një deklaratë të përbashkët, përmendin heqjen e vizave për Kosovën

I ashtuquajturi “Trekëndësh i Weimarit”, i cili përfshin një format të tri…

Policia konfirmon: Një i plagosur në Dardani, i dyshuari i identifikuar në kërkim

Në lagjen Dardania të Prishtinës sot rreth orës 15 e 30 është…

Qeveria ka marrë vendim për shpërbërjen e Këshillit të Komunës së Tetovës

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim për shpërbërjen e Këshillit…

Edhe Britania e Madhe dërgon sistem të avancuar raketor në Ukrainë – ka një rreze veprimi prej 80 kilometrave

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, ka konfirmuar se Britania e Madhe…

800 persona dalin nga karantina shtetërore

Sipas të dhënave të publikuara, vetëm 23% e të infektuarve me COVID…