Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

“Republika e Turqisë është partner, mik dhe aleat i madh i Republikës së Kosovës”, tha Kurti, teksa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë.

Kryediplomati turk theksoi mbështetjen e Turqisë për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, sikurse edhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Ai tha se Turqia e mbështet anëtarësimin e vendit tonë në Këshillin e Evropës dhe se Kosova është vend partner i NATO-s. Po ashtu, Çacasoglu theksoi se Turqia e  ka shumë të rëndësishme paqen dhe stabilitetin, dhe se nuk do të lejojë që rajoni i Ballkanit të kthehet në vitet e errëta të viteve 90.

Tutje ministri vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve.

Duke potencuar stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitiv ekonomik, kryeministri Kurti ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për nxitjen e investimeve nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e social, dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit. Kurti veçoi synimin e Kosovës për anëtarësim në Partneritetin për Paqe të NATO-s ndërsa theksoi mundësitë për rritje të bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri.

“U diskutua për shumë fusha të bashkëpunimit në ekonomi, energji, siguri dhe mbrojtje. U vlerësuan lidhjet e shumta mes dy vendeve, duke veçuar ato mes qytetarëve, që janë një urë për marrëdhëniet e forta dypalëshe”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Hoti: Provokimet e Vuçiç nuk janë në dobi të normalizimit të marrëveshjes

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se deklarimet e presidentit të Serbisë,…

Rrjedh ‘dokumenti’ i kompletimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, përmendet edhe ndryshimi i kufijve të Kosovës

Skenat politike të Bosnje e Hercegovinës dhe Sllovenisë janë tronditur nga lëvizjet…

Kurti reagon pasi u rrah djali i Rashiqit, ngjarjen e lidh me motive politike

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar pasi djali…

Bashkimi Evropian nesër vendos nëse do të hap kufijtë për vendet e Ballkanit

Vendet anëtare të BE-së nesër do të vendosin nëse do të hapin…

Jehona e daljes deri në ora 13:00 është 24.78 për qind

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp tha se deri…