Shteti për herë të parë tregon gatishmërinë për t’u kujdesur për qytetarët më të varfër. Tani, ndihma për fëmijën e tretë do të merret vetëm nga ata që kanë pak të ardhura, respektivisht të ardhur totale prej 12,000 denarësh ose paga minimale në familje, tha sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Ajo thekson se ndihma për fëmijën e tretë është marrë nga të gjithë, edhe ata që kanë shumë edhe ata që kanë më shumë dhe ata që nuk kanë asgjë.

“Tani kompensimin për fëmijën e tretë do ta marrin vetëm ata që kanë pak, ata që kanë të  ardhurat totale prej 12.000 denarësh, ose me pagën minimale në familje. Pra, nëse ju keni të ardhura familjare deri në 12.000 denarë ata mund të realizojnë të drejtën fëmijës së tretë siç ishte edhe në ligjin e mëparshëm, domethënë, pra në 10 vitet e ardhshme do të marrin kompensim prej 8.000 denarësh për çdo fëmijë të tretë që ka lindur. Pra kompensimin për fëmijën e tretë do ta përkrahim  dhe do ta paguajmë  në mënyrë që ai të ketë një jetë më të mirë, por vetëm për familjet e varfra. Pjesa tjetër  nuk do të jetë në gjendje ta realizojnë këtë të drejtë. Ndihma e njëfishtë për fëmijën e partë mbetet në ligj ashtu siç ishte në vendim paraprak, dhe japim kompensim edhe për fëmijën e dytë”, tha Carovska, duke iu përgjigjur pyetjes së  gazetarëve pas konferencës së shtypit për zbatimin e reformës sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…