Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për hapjen e procedurës hetimore kundër 46 vjeçarit të dyshuar për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal.

“Më 14 janar, në një dhomë pune – kuzhinë të një restoranti në Shkup, në rrugën “Kiril Pejçinoviq”, i dyshuari ka kryer dhunë në familje dhe me dashje ka tentuar t’ia marrë jetën djalit të tij.

Pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, për shkak të së cilës paraprakisht ishin prishur marrëdhëniet e ndërsjella, i dyshuari ka marrë një thikë kuzhine dhe viktimës i ka shkaktuar tri plagë me thikë në pjesën e barkut, kraharorin e djathtë dhe shpinës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ai është penguar në kryerjen e vrasjes nga një dëshmitar, i cili ka ndihmuar viktimën dhe e ka dërguar në spital.

Prokurori publik kompetent, gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjithashtu i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do ta përsërisë veprën, gjegjësisht se ai do të përfundojë veprën e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rama mungon në Asamble, vizitë zyrtare në Turqi

Kryeministri Edi Rama nuk do të marrë pjesë sot në asamblenë Kombëtare…

Ndalohen dy persona për mashtrim me dokumente, njëri është avokat

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me policinë ka ndalur dy persona…

Nënshkruhet marrëveshja me MCC-në që i sjell Kosovës 202 milionë dollarë

Në një ceremoni të organizuar nëambientet e Kongresin amerikan, ku morën pjesë…

Zelensky falënderues për avionët F-16, Rusia paralajmëron “përshkallëzim”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka falënderuar ligjbërësit danezë për mbështetjen…

Info Magazine: LDK-ja dhe analiza e ASHAK-ut sipas këndvështrimit të Buxhovit

Për të folur për 33-vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratikë të Kosovës,…