Caktohet kompania e cila do ta furnizojë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve me aparate për evidentimin e votuesve përmes vijave papilare të ashtuquajturit “fingerprint”. Në shpalljen publike të KSHZ-së ishin paraqitur 4 kompani, ndërsa ofertën më të mirë e ka dhënë kompania gjermane “Dermalog”. Shqyrtimi i ofertave ka mbaruar mbrëmë, ndërsa tani pason faza e ankesave. Në rast se një ankesë pranohet rrëzohet tenderi. Kjo do të rrezikonte që zgjedhjet lokale të mbaheshin pa aparate për fingerprint, pasi periudha kur duhet mbajtur zgjedhjet lokale nuk lë hapësirë për tender të ri.

Derisa nuk nënshkruajmë marrëveshje nuk e dimë çfarë do të ndodhe. Të mos shpejtojmë. Nuk e di sa më kuptoni. Procedura akoma është në rrjedhë e sipër. Po për ankesat por çfarë nëse pranohet një ankesë? – deklaroi Aleksander Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Pas marrëveshjes me kompaninë fituese, do të miratohet rregullore në bazë të cilës duhet vepruar me aparatet, shpërndarjen bashkë me materialin zgjedhor dhe përdorimin e tyre.

Për më tej duhet të miratojmë Rregullore të re të KSHZ-së për t’i caktuar punët se si duhet të pasojnë – tha Aleksander Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Aparatura duhet siguruar deri në fund të muajit shtator, ndërsa menjëherë pas marrëveshjes fillon furnizimi në disa etapa. 5 për qind e aparateve do të përdoren për testim. Gjatë vendosjes së gishtit në skaner, ngjyra e kuqe tregon se qytetari ka votuar ose nuk ka të drejtë vote, ngjyra portokalli tregon se qytetari ka të drejtë vote por në vendvotim tjetër, ndërsa ngjyra e gjelbër tregon se qytetarit i takon e drejta e votës në atë vendvotim. Të dhënat në sistem i vendos MPB-ja dhe i tërheq pas mbylljes së kutive të votimit. KSHZ-ja është duke punuar edhe në përforcimin e sigurisë së të dhënave nga qendrat e votimit, që të mos përsëriten situatat e vitit 2020 kur sistemi i numërimit pësoi sulme kibernetike. Tenderi paraprak për aparate që regjistrojnë vijat papilare të qytetarëve ishte anuluar nga Byroja për Prokurime Publike për shkak të gabimeve teknike në shpallje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…