Dy kandidaturat për ministra nga radhët e BDI-së nga Shkupi, Artan Grubi dhe Bujar Osmani ka ngjallur reagime të shumta në strukturat partiake të BDI-së në Degët e Shkupit. Degët e BDI-së Shkup, në Saraj dhe Cair, në shenjë revolte nuk kanë marë pjesë as në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku janë caktuar ministrta e rij, njoftojnë burime partiake.

Burime nga BDI-ja në Cair dhe Saraj, thonë se ka pakenaqësi të mëdha për emërimin e tyre pa u konsultuar nga asnjë Degë e BDI-së në Shkup.

“Nëse Artan Grubi dhe Bujar Osmani, kanë ndërgjegje dhe moral politik dhe nëse respektojnë votuesit e Shkupit, ata duhet të japin dorëheqje. Paknaqësitë dhe reagimet janë të mëdha dhe të shumta, nga struktura dhe nga aktivistë partiak. Ky veprim dëmton rëndë BDI dhe demotivonë aktivin politik të Shkupit.

Ata, që kanë bartur aktivitetin zgjedhorë dhe që janë zgjedhur, nuk janë përfilluar për konsultime. BDI-Cair dhe BDI-Saraj, ju bëjnë thirrje Grubit dhe Osmanit, të respektojnë votuesit dhe aktivin politike dhe të reflektojnë duke refuzuar të pranojnë këto funksione”, thonë burime nga BDI-ja e Shkupit.

Rrikujtojmë se bartës liste në Njesin Zgjedhore një ka qenë Izet Mexhiti ndërsa pas tij Dr. Arben Ziberi, ku BDI grumbulloi 19 600 vota, ndërsa në nivel të Shkupit BDI-ja fitoi gjithsej 30 mij vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Edhe pse u paralajmërua për sot, në pikëpyetje vazhdimi i seancës konstituive

Edhe përkundër paralajmërimit që erdhi mbrëmë vonë nga lideri i BDI-së, Ali…

(VIDEO) Incizim i ri: Dëgjoni si e ndali Hazbi Lika depërtimin e biznesmenit serbo-rus në Tetovë, që kish filluar gjatë qeverisë Gruevski-Ahmeti!?

Biznesmeni serb nga Mali i Zi, Miodrag Davidoviq-Daka, ka dhënë shuma të…

Bombë në një kafiteri në Prilep

Rreth orës 12:00 para një kafiterie në qendrën tregtare të Prilpepit nën…

LSDM: Raporti më pozitiv është mirënjohje për suksesin e reformave të Qeverisë të udhëhequr nga LSDM

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandim të pastër, të pakushtëzuar për fillim të…

Gjendet një trup i pajetë në Matkë

Një trup i një njeriu është gjetur në afërsi të Matkës së…