Kancelari gjerman Olaf Scholz është kritikuar ashpër për mungesën e tij në parlament

Pas javësh debati brenda politikës gjermane, Bundestagu ka votuar pro furnizimit me armë të rënda të Ukrainës. Votimi në Dhomën e Ulët të parlamentit, përfaqëson një ndryshim historik në politikën  gjermane pasi qeveria ndaloi për javë të tëra dërgimin e pajisjeve të rënda.

Përkrah izolimit të gjerë ekonomik dhe shkëputjes së Rusisë nga tregjet ndërkombëtare, mjeti më i rëndësishëm dhe efektiv për të ndaluar agresionin rus është intensifikimi dhe përshpejtimi i shpërndarjes së armëve efektive dhe sistemeve komplekse, duke përfshirë armët e rënda”, thuhej në peticion.

Peticioni u mbështet nga të tre partitë në koalicionin qeverisës si dhe nga konservatorët e opozitës, duke kaluar me 586 vota pro, 100 kundër dhe shtatë abstenime.

Disa ligjvënës gjermanë kritikuan ashpër kancelarin gjerman Olaf Scholz për mungesën e tij në Bundestag për të diskutuar për konfliktin në Ukrainë. Kancelari gjerman ndodhet në një vizitë zyrtare në Japoni. Gjermania gjithashtu do të vendosë më shumë ushtarë për të rritur praninë e NATO-s në Europën Lindore dhe për të inkurajuar ushtarët rusë që të lënë armët dhe të kërkojnë azil në Gjermani dhe BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Bërns: Dëgjojmë nga njerëzit e këtij vendi që thonë se përkatësia partiake ka më tepër rëndësi! Duhet më tepër punë në luftën kundër korrupsionit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kejt Meri Bërns…

Von der Leyen: Ndërprerja e furnizimit me gaz është një instrument shantazhi nga Rusia

Vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin me gaz për klientët në…

Zharko Llukovski dha deklaratë shtesë në Prokurori për “Reket”

Me kërkesë të tij mëngjesin e sotëm Zharko Llukovski, ish-drejtori kryesor ekzekutiv…

Biden: SHBA-ja është e hapur për sanksione shtesë ndaj Rusisë

Pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë,…

“Rastet e montuara”, raportet ndërkombëtare bazë për propozimin

Ligji për rivlerësimin e fakteve dhe provave të përdorura në procedurë gjyqësore…